Kufjet solare të prodhuara nga plastika e ricikluar - Business Magazine Albania

Kufjet solare të prodhuara nga plastika e ricikluar

Kompania Adidas ka prezantuar kufjet RPT-02 SOL me bluetooth, që përdorin energjinë solare për mbushjen e baterive.

Pajisjet solare nuk janë risi, prodhohen nga shumë kompani, por kufjet solare janë diçka e rrallë.

Adidas prezantoi RPT-02 SOL që lidhen me pajisjen përmes bluetooth, dhe që kanë të integruar qelizat solare të Exegerov Powerfoyl.

Vetë kufjet janë të prodhuara nga plastika e ricikluar, e ofrojnë 80 orë “rezervë” të baterisë edhe kur gjendeni në ambient të errët dhe nuk janë të ekspozuara në rrezet e diellit.

Kufjet janë rezistente ndaj ujit me standardin IPX4, posedojnë mikrofon si dhe portin C për mbushje. Çmimi i tyre është 230 dollarë.

Në treg ekzistojnë edhe një sërë kufjesh që përdorin të njëjtën teknologji, në mesin e tyre edhe modelin Urbanista Los Angeles. gadgets360

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0