Ku është pjesëmarrëse këtë vit "Doni Foods"

Ku është pjesëmarrëse këtë vit “Doni Foods”



“Doni Foods” ka marrë pjesë në “Fruit Logistica 2020”, ngjarja kryesore në botë për tregtinë globale të produkteve të freskëta. Kompania shqiptare, e specializuar në kultivimin, distribuimin dhe eksportin e produkteve të freskëta, mori pjesë për të tretin vit si ekspozues në një nga panairet më të mëdha.

Panairi “Fruit Logistica”, çdo vit mbledh mesatarisht 3,200 ekspozues dhe 78,000 vizitorë. Ai u mbajt me 5-7 Shkurt në Berlin, ku mblidhen kompani nga e gjithë bota që veprojnë në sektorin e agrobiznesit, si dhe eksportit dhe importit të produkteve të freskëta.

Lexo: 5 gënjeshtrat më të mëdha në industrinë ushqimore – A e dini se çfarë jeni duke ngrënë vërtet?

Ky panair është një platformë ideale që krijon mundësi vendtakimi global dhe lehtëson krijimin e kontakteve të reja, zgjerimin e partneriteteve si dhe identifikimin e blerësve potencial.

Këtë vit, një nga risitë e shumta, është se kompania Doni Foods po shfaqet me brandim të ri e cila ka kaluar nga “Doni Fruits” në “Doni Foods”. Ky ndryshim erdhi si nevojë për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve duke ofruar një gamë më të gjerë të produkteve cilësore dhe të sigurta për shëndetin e tyre. Produktet e Doni Foods janë të çertifikuara me standarde ndërkombëtare nga programi i mirënjohur për sigurinë e prodhimeve bujqësore të freskëta, Global G.A.P, standard ky, i cili rritë besueshmërinë dhe sigurinë për klientët dhe konsumatorët.

Gjithashtu, risi tjetër për kompaninë “Doni Foods” është dizajni inovativ i stendës s “Fruit Logistica 2020”. Të inspiruar nga slogani “Nga Natyra në Jetë”, stenda është realizuar e tëra nga druri natyral. Idea ishte për të sjellur frymën e fermës dhe është i tëri i mbuluar me pemë dhe perime të freskëta. Bashkëpunëtorë kryesor për realizimin dhe organizimin e panairit si dhe për ribrandimin e  kompanisë “Doni Foods” është agjencia e marketingut në Kosovë “Zero Pozitive”.

Lexo: Agro Challenge, mundësia e të rinjve në fushën e agrobiznesit

Për më tepër, pjesëmarrja në këtë panair rrit mundësinë e zgjerimit të kapaciteteve eksportuese, një faktor vendimtar në rritjen e kapaciteteve të kultivimit dhe prodhimit, që do të ketë ndikim direkt në krijimin e vendeve të reja të punës.

Burimi: Gazeta Express

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0