Ksamili cilësohet si një nga vendet më të mira në botë, për të filluar një jetë të re - Business Magazine Albania

Ksamili cilësohet si një nga vendet më të mira në botë, për të filluar një jetë të re


Fshati i vogël i Ksamilit, në jugun e Shqipërisë, gjithmonë kryeson listën e destinacioneve më të mira në Shqipëri, por edhe në Europë. Ky vend tërheq qindra dhe mijëra turistë për të kaluar pushime të paharrueshme.

Por tani, fshati është bërë pjesë edhe e listës së faqes së njohur brightside.me, të cilët e kanë listuar si 1 nga 10 vendet më të mira në botë për të nisur një jetë të re.

Jugu i Shqipërisë është një vend ideal për ata që kërkojnë një jetë të qetë. Ai krenohet me një klimë mesdhetare, një park kombëtar aty pranë dhe kuzhinën lokale të përqëndruar në vajin e ullirit, mandarinat dhe 30 lloje të ndryshme të peshkut, ndërsa është më lirë për të jetuar këtu se në vendet fqinjë si Greqia, Italia apo edhe Kroacia – një pije do t’ju kushtojë 90 cent, çmimi i vaktit tuaj është rreth $ 6 dhe kushton rreth 100-120 $ në muaj për të marrë me qira një apartament.

18 km në jug të Sarandës, Ishujt e Ksamilit përbëjnë pjesën më aktraktive të kësaj zone bregdetare.
Në një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit këta ishuj të vegjël shkëmborë janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar.

Burimi: brightside.me

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0