Kryeministrja May: “S’ka negociata për Brexit, para 2017” - Business Magazine Albania

Kryeministrja May: “S’ka negociata për Brexit, para 2017”


Britania e Madhe nuk ka ndërmend të aktivizojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për t’i dhënë jetë nisjes së negociatave për largimin nga BE, pas referendumit të Brexit, para fillimit të vitit të ardhshëm.

Këtë e ka theksuar sërish kryeministrja Theresa May në një seri bisedimesh telefonike me homologët e Holandës dhe Danimarkës, Mark Rutte dhe Lars Lokke Rasmussen.

May ka nënvizuar se në këndvështrimin e saj është e nevojshme një periudhë kohore “e përshtatshme” për të favorizuar një proçes “të butë dhe të rregullt”.

Nga momenti i aktivizimit të nenit 50 do të nisin dy vitet e parashikuara nga traktati për të përfunduar negociatat e daljes.

Shefja e qeverisë britanike ka konfirmuar mes të tjerash objektivin për të ruajtur marrëdhënie dypalëshe pozitive si me BE-në në tërësi, ashtu dhe veç e veç me vendet anëtare të saj.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0