Kryeministri Rama: në 2025 paga minimale 45 mijë lekë - Business Magazine Albania

Kryeministri Rama: në 2025 paga minimale 45 mijë lekë

paga minimale
~5 minuta lexim

Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjatë fjalës së tij lidhur me zhvillimin ekonomik të kryeqytetit, se pas rritjes së pagës minimale në 40 mijë lekë në muajin prill, synimi është që vitin 2025 paga minimale të shkojë në 45 mijë lekë.

Kryeministri u bëri thirrje bizneseve private të rrisin pagat për punonjësit, si një masë që do të frenojë largimet.

Më poshtë fjala e tij drejtuar sipërmarrësve:

Besoj se është momenti më kritik në historinë e këtyre transformimeve pas daljes në rrugën e lirisë dhe të ekonomisë së tregut që të gjitha palët të bëhen bashkë. Me palë nuk kam parasysh palët politike, se bërja bashkë e tyre është mision i pamundur, dhe është jo vetëm energji e humbur por edhe kohë  e humbur. Kam parasysh si palë këtu edhe në radhë të parë të gjithë sipërmarrjen. Jemi në një fazë, ku duhet të synojmë më këmbëngulje dhe kurajo rritjen e vazhdueshme të pagave. Jemi në një fazë kur duhet ta konsiderojmë këtë dhe vitet që vijnë si kohën maksimale që kemi për të kapërcyer hendekun që rrezikon të bëhet i pakapërcyeshëm. Kjo është shumë më e lehtë ta thuash se sa ta bësh. Është më e vështira nga të tëra, se kjo është ajo që na ballafaqon më egërsisht në mënyrë të pashmangshme mes dëshirës dhe mundësive.

Nga ana tjetër, nuk është e pamundur që të bëjmë më shumë hap pas hapi dhe të synojmë me patjetër që njerëzit tanë në vendin tonë, qofshin ata në sektorin publik apo privat, të mos ndodhen të pavlerësuar, sfiduar ditë-natë nga mundi i pashpërblyer dhe nga stresi i tundimit për t’u larguar. Ne kemi detyrën dhe mundësinë që të hyjmë në një ndërveprim shumë të hapur mes të gjitha palëve për të garantuar që njerëzit në të gjitha fushat e jetës të marrin atë që është maksimumi i mundshëm i këtij vendi. Sipërmarrja private duhet të bëjë një reflektim pa humbur kohë, sepse duke shtrënguar dorën më shumë se ç’duhet dhe në vijimësi dhe duke i lënë gjithmonë të fundit ata që në fakt janë të parët fare, pagat për të punësuarit e vet, faktikisht i ka hapur vetes një gropë që nëse nuk nxiton ta mbyllim sot, do bëhet e pambyllshme edhe për disa vite, një gropë që vjen si rezultat i humbjes së kapitalit njerëzor.

Duhet të bëjë gjithçka që mundet që nivelet e pagave të cilit së fundmi janë rritur realisht, janë rritur shumë më tepër se ç’janë rritur për vite e vite me radhë në sektorin privat, të formalizohen dhe të bëhet ç’mos që të uniformizohen, që të mos jenë iniciativa sporadike të një sipërmarrësi apo të një sipërmarrësi tjetër, si rezultat i dëshpërimit nga mungesa e krahut të punës, por të jenë rezultat i një qasjeje të përbashkët, i një qasjeje kombëtarë sepse ky është një moment jashtëzakonisht delikat.

Ne kemi vendosur që në fund të prillit, paga minimale për të gjithë ata që jetojnë me pagë minimale të jetë 40 mijë lekë të reja ose 400 mijë lekë dhe kemi vendosur që jo vetëm kaq, por për të gjithë ato kompani në sektorin e prodhimit që kanë problematika kontratash të lidhura dhe të cilat rëndohen në mënyrë të befasishme nga kjo rritje që është e kombinuar me sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Ne të paguajmë drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të atyre që marrin pagë minimale në këtë sektor dhe jo vetëm kaq, por kemi vendosur që në vitin 2025, kur objektivi i programeve elektorale të të gjitha partive në Shqipëri, e përsëris këtë jo për ndonjë arsye tjetër, por që mos na dalin na bëjnë ato që sidoqoftë ata do t’i bëjnë, ka qenë siç thashë, 38 mijë lekë maksimumi, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të diferencës, pra deri në fund të këtij viti ne do të paguajmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të diferencës nga paga aktuale tek 40 mijë lekëshi, pastaj nga 40 mijë lekëshi tek 42 apo 43 mijë lekëshi tek 45 mijë lekëshi. Kjo do të thotë që tani në javët, muajt në vijim do të kemi një rritje të përgjithshme për të garantuar që paga mesatare nuk qëndron aty ku është sepse duhet të mbajë një balancë midis minimales dhe mesatares kështu që jemi duke rishikuar tani të gjitha pagat që do të pësojnë rritjen e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0