Kryeministri Rama del në komunikim publik. Fton studentët për dialog - Business Magazine Albania

Kryeministri Rama del në komunikim publik. Fton studentët për dialog


Kryeministri Edi Rama ka dalë në komunikim publik për protestën një javore te studentëve. Kryeministri u shpreh i gatshëm për dialog për kërkesat  tyre. Lexoni një pjesë të fjalës së tij.

E para herë në historinë e protestave kur jo qeveria po protestuesit thonë që nuk duam të flasim dhe sidoqoftë unë jam këtu. Besoj shumë fort që dialogu është i domosdoshëm dhe sidoqoftë do të vijojë të komunikoj dhe të përpiqem të shpjegoj se pse dialogu është rruga.

Së pari dua ta theksoj shumë qartë, nuk kam kërkuar dhe qeveria nuk kërkon negociata, qeveria kërkon dialog. Studentëve u them se ka një dallim shumë të thjeshtë. Negociohet mes palëve në konflikt. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Sepse çka studentët kërkojnë,  mua, ne na gjen plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, në kuptimin e shqetësimeve dhe në kuptimin e domosdoshmërisë për  të adresuar një problematikë që është komplekse. Nuk kemi çfarë negociojnë pa por kemi domosdoshmërinë të bisedojmë sepse, fjala vjen shumë thjeshtë plotëso kërkesat tona! Cilat kërkesa? Unë kam 7 a 8 lista me kërkesa të ardhura nga rrugë të ndryshme të protestës të afishuara nëpër rrjetet sociale.

Kemi angazhuar njerëz për t’i mbledhur kudo që shfaqen, janë më shumë se kaq po kaq kemi numëruar këto që janë me si të thuash një lloj suporti. Protestat organizohen për t’u dëgjuar dhe qeveritë i dëgjojnë apo s’i dëgjojnë. Po në momentin kur qeveria thotë hajdeni të flasim unë nuk kam dëgjuar ndonjë rast tjetër në histori që protestuesit thonë jo ne nuk duam të flasim. Madje kam dëgjuar thirrje që u thuhet protestuesve që nuk keni të drejtë të bëni as pyetje në këtë hapësirë virtuale, në këtë mejdan dialogu virtual social. Ku shkojmë kështu? Çfarë Shqipërie duam të kemi dhe në cilën Shqipëri duam të rrijmë, në një Shqipëri ku komunikohet me ultimatume  kërcënime siç bëjnë politikën, në një Shqipëri ku secili bërtet dhe thotë o bëjë o do të bëhet nami. Jo nuk është kjo Shqipëria ku jetojmë dhe nuk është kjo familja ku studentët jetojnë…

Kjo është një shfaqje e papërshtatshme e përputhshme. Problemi do të ishte nëse unë do të thoja jo, nuk jam për dialog.

Ato tarifat të cilat në vitin 2014-2015 u rritën janë produkt i autonomisë, nuk i rriti qeveria e Shqipërisë po autonomia bazuar në të gjitha kalkulimet që kanë bërë rektorët dhe dekanët. Cilat tarifa kërkoni nga qeveria me ultimatume? Patjetër që ka një problem me tarifat, jam dakord me ju po duhet të ulemi të diskutojmë.

Sepse nuk e zgjidhim problemin në themel. Nuk e adresojmë sëmundjen po merremi me një simptomë. Aq më tepër kush kujton se duke u përpjekur ta ktheje këtë protestë, apo nëse dikush e ka nxitur e ta çojë në rrugë të tjera me idenë se do ta kthejë në revolucionin e atyre pa popull është i lirë ta provojë po askush nuk duhet të mendojë se qëllimet e përbashkëta, arrihen me ultimatum e forma që nuk i njeh eksperienca demokratike.

Mos mendoni që kërkesat që secili ka në kokë duhet që ne t’i nxjerrim nga koka e secilit e t’i përpunojmë e t’i bëjmë lojë kungulleshkash. Nga ana tjetër është e qartë dhe duhet ta dëgjojmë të gjithë. Unë jam me çdo student dhe do të isha aty si një student që është aty për veten e tij jo për Lulin, jo për Monikën dhe jo për komshinjtë po për veten e tij dhe për shtëpinë e tij për të ardhmen e tij, për prindërit e tij .Dhe jam me çdo prind që mbështet çdo student që është aty për veten e tij .

Dhe kush është aty për veten e tij nuk ka nevoja as të zgjedhë forma e përfaqësira e të marrë përsipër të negociojë me mua apo qeverinë por ka mundësinë të ulët të flasë. 10 veta apo 200 unë i pres të diskutojmë. Kam dëgjuar disa profesorë, që janë pjesë e problemit për fat të keq, që dalin nëpër banaqe se kujtojnë se u erdhi dita që të marrin dhe ata një..e lëmë këtu, apo të bëjnë dhe ata një dhjetor të dytë dhe thonë ç’është kjo? Kryeministri është vënë aty për të qeverisur, kryeministri të bëjë detyra të zbatojë kërkesat.

Po mo po. E para e punës pavarësisht se çfarë thuhet e komentohet unë nuk hyj te ata kryeministra që mendojnë se i dijnë të gjitha dhe unë besoj shumë se unë këtë punë mund ta bëj shumë më mirë sa më shumë të kem veshë të hapur dhe te dëgjoj ata të cilët e nxjerrin klithmën e dhimbjes së tyre. Unë kam bredhur në çdo cep të Shqipërisë dhe askush nuk me jep dot leksione në facebook apo banaqet televizive. Kjo ka ardhur si një rezultat i nevojës për ta nxjerrë dhimbjen e njerëzve aty ku ata janë.

Tarifat patjetër t’i diskutojmë dhe unë mbështes absolutisht arsyetimet racionale dhe mbi të gjitha e ndjej dhimbjen e atyre prindërve dhe atyre studentëve që janë studentë dhe jo masha politike atje që kanë nevoja për më shumë mbështetje. Ne jemi gati që të investojmë nga taksat për të mbështetur studentë në pagesën e tarifave. Ama do diskutuar kjo apo duhet thënë, duhet shkruar që pastaj të fillojë prapë loja…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0