Rritja prej 2 % e ekonomisë në tremujorin e parë të këtij viti vërteton efektet negative të krizës politike ndaj ekonomisë.
Investimet bruto janë ulur për dhjetë për qind, që do të thotë se sektori privat shmang investimet. Rënie është shënuar edhe në Industrinë përpunuese, megjithatë është pozitiv fakti që rritet eksporti dhe ndërtimtaria.
Nga të dhënat e fundit shihet se shteti është tërhequr nga neutralizimi i konsiderueshëm i efekteve të krizës meqë konsumi publik është rritur për vetëm 4.2 %, që është 3-fish më pak në raport me rritjen nga gjysma e dytë e vitit të kaluar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto