Kriptomonedha Bitcoin, Arben Malaj: Duhet pasur kujdes, më shumë një bast se investim real - Business Magazine Albania

Kriptomonedha Bitcoin, Arben Malaj: Duhet pasur kujdes, më shumë një bast se investim real

Kriptomonedha Bitcoin

Ish-ministri i financave, Arben Malaj, në një intervistë për Euronews Albania tha se investimi në kriptomonedhën Bitcoin duhet të bëhet me kujdes.

Ai përmendi si precedent firmat piramidalë ndërkohë që solli në vëmendje dhe qëndrimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar apo të Bankës Qendrore Europiane dhe të shumë ekspertëve që pohojnë se investimi në Bitcoin pavarësisht trendit të rritje të monedhës digjitale duhet bërë me kujdes.

“Ajo nuk është një monedhë e lëshuar nga ndonjë Bankë Qendrore dhe ka pas ndonjë siguri tjetër. Ajo më shumë i ngjan një basti sesa një investimi real,” – u shpreh ish-ministri.

Ndërkaq për ekonominë shqiptare, Malaj tha se nuk ka ndonjë rrezik. Ai tha se të pasur shqiptar nuk do të bënin “investime kaq euforike”, ndërkohë që theksoi se si precedent duhen marrë firmat piramidale.

Ndërkaq, gazetarja Loneta Progni, pyeti ish-ministrin se sa të realizueshme janë programet ekonomike të partive politike, duke marrë parasysh se jemi 9 ditë para zgjedhjeve.

“E rëndësishme është që me votë të lirë të shkëputet influenca e parasë kriminale dhe e influencave oligarkike në ekonominë dhe politikën shqiptare. Nëse këto dy risqe potenciale, shqiptarët do t’i reduktojnë me votë në zgjedhjet që do të bëjnë për deputetët e tyre të ardhshëm dhe për qeverinë e ardhshme, patjetër që do të kemi një pikënisje më të mirë,” – u shpreh Arben Malaj.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0