Krijuar nga natyra, dizenjuar për ju, motoja e Hora Artizanal  - Business Magazine Albania

Krijuar nga natyra, dizenjuar për ju, motoja e Hora Artizanal 


Hora Artizanal quhet sipërmarrja që mbart një rrugëtim të gjatë e sfidues mbi supe, e cila ofron punime artizanale që karakterizohen nga cilësia e lartë e materialeve, punimi cilësor dhe dizajne unike me stil që ndërthur tradicionalen me modernen.

Themeluar nga Anila Hoxha kohët e fundit Hora Artizanal është fokusuar tek bizhuteritë me gurë natyralë. Hora Artizanal ofron punime dore të ndryshme, çarçafë dhe mbulesa me qëndisje, bizhuteri me gurë natyralë, suvenire& lule natyrale.

Në një intervistë për BusinessMag Anila thotë “Situata ekonomike në vend ka ndikuar që të ketë rënie në aktivitetin tonë, por ja kemi dalë falë përkushtimit dhe punës sonë të palodhur”.

Edhe pse mes vështirësish Anila ka qenë shumë aktive me Hora Artizanal duke marrë pjesë në evente dhe panaire si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Një biznes familjar, i financuar nga vetë ajo dhe i udhëhequr nga pasioni për të bukurën Anila thotë se tashmë mendon se duhet të fokusohet më shumë në prodhim sesa në shitje.

Me atë çfarë e diferencon, Anila shprehet “Çdokush ka stilin e vet të punës, mendoj se gjërat e mia janë shumë të veçanta, gjëra që i bëj në çast, aq më tepër më intereson të marr idenë e klientit, jo gjithmonë timen. Kjo është diçka e veçantë.”

Lexoni: BusinessMag këtë fundvit ju sugjeron disa ide dhuratash për të dashurit tuaj

Meqë është dhe periudhë festash shkoni hidhini një sy faqes së Hora artizanal, për të bërë dhuratat tuaja të fundvitit dhe jo vetëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0