Krijohet betoni që mund të lakohet dhe të ndryshojë formë - Business Magazine Albania

Krijohet betoni që mund të lakohet dhe të ndryshojë formë


ConFlexPave është një lloj i ri betoni i shpikur nga hulumtuesit në Qendrën Industriale të Inovacionit dhe Infrastrukturës (I3C). Përveç të qenit më i fortë dhe më i qëndrueshëm, aspekti më i dallueshëm i këtij lloji të ri të betonit është fleksibiliteti i tij.

 

Shkencëtarët nga Universiteti i Teknologjisë Nanyang (NTU) thonë se struktura jo e brishtë e ConFlexPave siguron qëndrueshmëri më të gjatë dhe gjithashtu ul shpenzimet e mirëmbajtjes. Profesor Chu Jian, nga I3C  tha se: “Ne kemi zhvilluar një lloj të ri betoni që mund të zvogëlojë në masë të madhe trashësinë dhe peshën e pllakave të trotuarit, duke bërë të mundur instalimin më të shpejtë të tyre, ku pllakat e reja përgatiten lehtë dhe ky material është ideal për shtëpitë e parafabrikuara.” Kjo shpikje jo vetëm redukton punën intensive, por edhe zvogëlon kohën e ndërtimit.

krijohet-betoni-qe-mund-te-lakohet-dhe-te-ndryshoje-forme-businessmagBetoni tradicional përbëhet nga përzierja e çimentos, zhavorrit, ujit dhe rërës. Edhe pse ky kombinim siguron qëndrueshmërinë e strukturës, dihet se betoni nën presion të madh mund të plasaritet. Në krahasim me përzierjen e zakonshme të çimentos, të cilat i japin strukturës forcë dhe fleksibilitet, ConFlexPave është inxhinieruar posaçërisht të ketë disa lloje të materialeve të forta të përziera me mikrofibra polimere. Betoni fleksibël duke qenë më i lehtë në krahasim me atë tradicional do e bëjë më të lehtë transportin e materialeve të ndërtimit.

krijohet-betoni-qe-mund-te-dnryshoije-forme-4

 

burimi: phys.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0