Kreditë me probleme janë ato që nuk paguhen të paktën prej tre muajsh. Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i vitit 2011. Kjo ka ardhur nga përmirësimi lehtësisht i kushteve financiare të biznesit dhe individëve, por siç tregojnë shifrat, më së shumti nga korigjimet në tregun financiar.
Dy vitet e fundit, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institutcionet e tjera financiare, ka shtuar punën për të fshirë nga bilancet kreditë e humbura (ato që nuk kthehen prej tre vitesh). Kjo fshirje bëhet më shumë për të shëndoshur bilancet e bankave, të cilat nuk paguajnë taksa për këtë pjesë) dhe nuk ka ndikim në gjendjen financiare të bizneseve borxhlie, apo individëve, pasi ato duhet të paguajnë gjithsesi.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë periudhës së reformimit janë fshirë 43 miliardë lekë kredi e humbur, ose një e treta e totalit të kredive të humbura. Aktualisht kreditë e humbura janë 80 miliardë lekë. Por, tregu vijon të përballet me sfidën e krijimit të kredive të tjera me probleme. Janë sipërmarrje e individë që shfaqin vonesa në pagesa dhe mund të kthehen shpejt në debitorë të këqinj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.