Kredia studentore në Shqipëri, instrument që ofrohet pak nga bankat - Business Magazine Albania

Kredia studentore në Shqipëri, instrument që ofrohet pak nga bankat

Kredia studentore

Shkrimi i javës së kaluar në lidhje me uljen e shpenzimeve për arsim të një familje mesatare shqiptare këto 5 vitet e fundit hapi shumë debat. Shumë persona i mëshonin cilësisë së arsimit në Shqipëri, të tjerë “fajësonin” të ardhurat e pakta në Shqipëri për të paguar një arsim të mirë, disa të tjerë faktin që arsimi i të rinjve ende vazhdon të mbulohet nga familje gjë e cila rritë shpenzimet në familje ndërkohë  që të ardhurat nuk rriten dhe kjo i drejton shpenzimet drejt atyre më bazike dhe pak drejt atyre që janë shpenzime si në edukim apo të mira të tjera “luksi”. 

Ndaj dhe sot do të flasim për një element që mungon ose është pak i zhvilluar në Shqipëri  siç është “kredia studentore”.  

Kredia studentore është instrument shumë i njohur në Amerikë. Është një kredi, e cila i jep mundësin financimit të studimeve  pa kolateral çdo personi i cili dëshiron të ndjek studimet . 

Janë dy lloje kredishë studentore:

  • E para është qeveritare ( Federal Student Loan) 
  • E dyta është private. 

Si fillim, theksoj  se dy nga sistemet më të mira të edukimit janë arsimi në SHBA dhe në Angli. Në ekonomi, cilësia dhe çmimi ecin paralelisht. Kjo do të thotë që arsimi më i mirë është edhe arsimi më i kushtueshëm. 

Sipas renditjes nga “ Times Higher Education World University Rankings 2020”  i cili rendit rreth 1400 universitete, 10 universitetet më të mira janë:

  1. Oxford  
  2. California Institute of Technology;
  3. Cambridge;
  4. Stanford
  5. MIT, 
  6. Princeton;
  7. Harvard;
  8. Yale
  9. The University of Chicago
  10. Imperial College London

Në Standfor University vetëm tarifa e universitetit (tuition fee) mesatarisht është 40 000 dollar amerikane, pa përfshirë këtu kostot e jetesës dhe kostot e tjera. 

Ndaj dhe kërkesa për të marrë kredi studentore është shumë e lartë nga të rinjtë, për të pasur një arsim të mirë. 

Po Shqipëria në cilën fazë të saj të financimit të arsimit është?

Që pas reformës në arsim të vitit 2013, në Shqipëri është bërë një selektim i cilësisë së arsimit të lartë që aktualisht ofrohet nga ku u mbyllën disa universitet për mosplotësimin e kritereve të cilësisë (kryesisht arsimit privat). 

Por, në fund të ditës është tregu, i cili në bazë të kërkesës dhe të ofertës vendos edhe mbi universitet që ofrojnë cilësi të mirë arsimi. Reforma në arsim e viti 2013, i vendosi në të njëjtin sistem si universitetet publike ashtu edhe ato private. 

Protesta studentore në 2018, ndër të tjera ngriti shqetësimin e tarifave të studimit duke përgjysmuar tarifat e nivelit bachelor pa ndryshuar tarifat e tjera të studimeve siç ishin ato të nivelit master dhe doktorature (Ph.d). 

Universitetet publike nuk ofrojnë kredi studentore, të vetmet  facilitete që ofrojnë janë:

  • Bursat e studimit për studentët me mesatare të lartë, duke mos paguar tarifën e studimit;
  • Mundësin e pagesës me 2 këste të tarifës së shkollës. 

Disa nga universitete private kanë zgjedhur që të japin:

  • Pagesë me këste të tarifës së studimit për studentët e regjistruar në universitetin e tyre;
  • Bursa studimi për rezultate të larta; 
  • Bursa studimi për pamundësi financiarë, ekonomike (duke paguar pjesërisht tarifën e studimit). 

Por, instrumentet më sipër janë rregullime që sektori privat ka arritur të gjejë për të lehtësuar financiarisht studimet e studentëve që zgjedhin universitetin e tyre dhe për rrjedhojë të rrisë të ardhurat.  

Po në makro, a është i rregulluar tregu i kredisë studentore?

Aktualisht në Shqipëri operojnë 12 banka të nivelit të dytë. 

Në vijim jepet analiza e secila prej bankave të nivelit të dytë në lidhje me konceptin e kredisë “studentore” bazuar në informacionin publik në websit-in e secilës prej tyre. 

Vihet re se vetëm këto banka ofrojnë mundësin e financimit të studimeve: 

  • Alpha Bank;
  • Fibank;
  • Intesa Sanpaolo Bank;
  • Tirana bank . 

Pra vetëm 1 në tre banka ofron mundësin e financimit të studimeve dhe pothuajse të gjitha bankat më sipër e shikojnë këtë financim si kredi konsumatore, ku duhet me patjetër një person për garanci dhe pagesa e kredisë nis që në momentin që merret kredi dhe nis studimet. Me përjashtim të  Intesa Sanpaolo Bank e cila nuk kërkon person garanci por kredia nis për tu paguar në momentin që ajo merret. 

Sa është maksimumi i kredisë që mund të financohet për studime nga secila prej bankave më sipër?

Grafiku 1. Minimumi dhe maksimumi i financimit të studimeve nga 4 bankat në Shqipëri

Burimi: Website i secilës prej bankave më sipër (2020)

Mesatarisht një vit studimi në një universitet privat në Shqipëri është rreth 3000 euro viti, ndërsa cikli bachelor dhe master në Shqipëri janë 5 vite e cila vetëm kosto për tarifën janë 15 000 euro. Pa përfshirë kostot e jetesës, kostot e literaturës, etj. 

Nga informacioni që secila prej 12 bankave të nivelit të dytë kishte në faqen zyrtare dukshëm vihej re financimi më i shpeshtë i kredive për pushime, kredive për makina dhe kredive për shtëpi. 

Kjo të çon në dy konkluzione;

Së pari,  lidhet me kërkesën e tregut ku nuk ka kërkesë për këtë si kredi pasi nëse do të kishte e sigurt që sektori privat do të ishte ofruar për ta dhënë si shërbim dhe me elementë lehtësues financiar. Mungesa e kërkesës mund të vijë nga shumë faktorë, ndër të cilat mund të jetë edhe vizioni për të investuar diku tjetër dhe jo në arsim. Pasi, ashtu siç e theksova edhe në shkrimin e fundit, arsimi është një investim i cili kthimin nuk e jep brenda një viti por duhet më shumë kohë. 

Së dyti, mungesë të theksuar mbështetje nga sektori shtetëror për të ofruar lehtësi financiare për të ndjekur studimet.  Pra, ne kemi Drejtori Rajonale Arsimore, kemi institucione që akreditojnë institucionet arsimoret, por nuk kemi fond që mbështet të rinjtë që duan të studiojnë në edukim privat ose publik.  

Gjendur në një situatë të tillë, shumë të rinj që duan të mirëarsimohen do zgjedhin të arsimohen jashtë Shqipërisë dhe të mos kthehen për të dhënë kontributin e tyre në vend. Kjo ka efekt negativ në ekonomi pasi më pak persona të mirë arsimuar do të thotë; produktivet i ulët, mundësi e ultë për të prodhuar inovacion, menaxhim i keq institucioneve, etj.

Përgatiti Blerina Hoxha 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0