Kosovë, pritet vendimi për datën e zgjedhjeve - Business Magazine Albania

Kosovë, pritet vendimi për datën e zgjedhjeve

Kosove

Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës në detyrë, pritet të ftojë sot partitë politike për të vendosur datën e zgjedhjeve të parakohshme. Gjykata Kushtetuese vendosi se qeveria e kryesuar nga Avdulla Hoti është iligjitime që në zgjedhje.

Data e zgjedhjeve pritet që të shpallet pas konsultimit dhe jo më larg se 40 ditë.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, votimi i qeverisë së Kosovës është shpallur i pavlefshëm.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, “vendimi i 3 qershorit nga Kuvendi i Kosovës lidhur me zgjedhjen e  qeverisë nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën, sepse qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të  gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Marrë parasysh se qeveria nuk është zgjedhur sipas Kushtetutës, atëhere presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre”.

Me vendimin e datës së zgjedhjeve, parashikohet shpërbërja e Kuvendit të Kosovës.

Pavleshmëria e votimit të qeverisë u kërkua nga opozita, Vetvendosja. Megjithatë, deri në zgjedhjen e qeverisë së re, në detyrë mbetet qeveria aktuale.

Lexo: Një mbyllje tjetër do të përmbyste ekonominë e Kosovës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0