Kosova renditet e dyta për “Brand Champions” në Kongresin Global të Ndërmarrësisë - Business Magazine Albania

Kosova renditet e dyta për “Brand Champions” në Kongresin Global të Ndërmarrësisë


I themeluar nga Kauffman Foundation (SHBA) më 2008, Rrjeti Global i Ndërmarrësisë (GEN) është platfoma më e madhe në botë që bën bashkë ndërmarrës, investitorë, hulumtues, politikanë e organizata që për mision kanë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit, përmirësimin e ambienteve të të bërit biznes, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik nëpërmjet inovacionit e teknologjisë.

Në Kongresin Global të Ndërmarrësisë, krahas delegatëve nga mbarë bota, të pranishëm ishin edhe Jonas Kjellberg (themelues i Skype), ish-Presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves si dhe Jonathan Orthmans, President i GEN në SHBA. Kosova në këtë event global, u përfaqësua nga drejtori ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo (ICK), z. Uranik Begu, pjesë e Rrjetit Global të Ndërmarrësisë në vend.

“Global Entrepreneurship Network (GEN) mbetet platforma e vetme globale e integruar për fuqizimin e ndërmarrësisë dhe ne si shtet e komunitet i shumë partnerëve jemi shumë të kënaqur me pozicionimin tonë në nivel botëror. Kosova, edhe pse një shtet i vogël, po depërton shpejt në nismat më të mëdha në botë për ndërmarrësi e inovacion. Ky është rezultat i punës dhe kontributit të secilit prej nesh, e në veçanti bizneseve startup dhe ndërmarrësve të rinj”, deklaroi Begu.

Ndërsa ICK ka arritur marrëveshje për të sjellë në Kosovë edhe dy gara prestigjoze botërore: Entrepreneurship World Cup (Kupa Botërore e Ndërmarrësisë) e Creative Business Cup (Kupa e Bizneseve Kreative), si dhe partneritet me akseleratorin “Startup Genome” nga San Francisco.

Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë zhvillohet që nga viti 2013 dhe udhëhiqet nga ICK. Në edicionin e fundit në këtë javë u përfshinë 50 organizata e institucione partnere. Aktiviteti u  mbështet nga Ambasada e Suedisë, Ambasada e Norvegjisë, GIZ, Kuvendi i Kosovës, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ambasada e SHBA-së dhe EFSE.

/Innovation Centre Kosovo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0