Kosova për herë të parë në Golden Globes me “Exil” të Visar Morinës - Business Magazine Albania

Kosova për herë të parë në Golden Globes me “Exil” të Visar Morinës

Për herë të parë në historinë e Kosovës, një film do të jetë pjesë e një konkursi të rëndësishëm. Filmi “Exil” me regji të Visar Morinës do të jetë pjesë e edicionit të 78-të të “Golden Globes” dhe do të konkurrojë në kategorinë e filmave të huaj.

Exil është një përpjekje për të zgjuar pasiguritë e jetës dhe arsyet e mikroagresioneve. Xhaferri, një kosovar që jeton në Gjermani, gjen një mi të ngordhur, të cilin dikush e ka lënë të varur në derën e tij të përparme. I irrituar nga rutina e tij e ashpër në punë, Xhaferri mendon dhe përpiqet të zgjidhë misterin dhe arsyet pse dikush do ta bënte një gjë të tillë.

“Për sa i përket Xhaferit, personazhit të filmit, unë besoj se çdo person, jo vetëm një i huaj, mund të përfundojë në situatën e tij. Nuk është e domosdoshme të largoheni nga fshati ose vendlindja juaj për ta kuptuar këtë”, -është shprehur regjisori.

Në këtë film luajnë aktor të njohur si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi. Vitin që lamë pas Exil-i pati premierën botërore në Sundance dhe atë evropiane në Berlinale, për të fituar më vonë ‘Zemrën e Sarajevës’, çmimin kryesor të festivalit të Sarajevës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0