Kosova Motors sjell ne tregun kosovar Land Rover`in – Discovery Sport - Business Magazine Albania

Kosova Motors sjell ne tregun kosovar Land Rover`in – Discovery Sport


Njera prej kompanive me te medha automobilistike ne Kosove – Kosova Motors, ka sjell produktin e fundit te gjigantit boteror te veturave Land Rover Discovery Sport.

Pas vendeve te botes, Kosova Motors e ka sjell edhe ne Kosove kete veture mahnitese te cilen do ta nxjerr ne treg keto dite. Dhe, do ta prezantoi ne nje ceremoni hapese ne mbremjen e dites se enjte.
Industria e veturave ne bote, koheve te fundit ka shperthyer me produkte ultra ekskluzive, dhe Kosova Motors eshte vazhdimisht ne perpjekje qe te percjell keto trende dhe t`i sjell ato edhe ne vendin tone.
Kosova Motors, eshte importuesit ekskluziv per marken Land Rover ne Kosove qysh nga viti 2013. Dhe mbetet ende shitesi i vetem ne kete treg per keto vetura ekskluzive.
Gjithashtu, kompania kosovare Kosova Motors, tash sa vjet, eshte edhe importues i markes amerikane te veturave Ford. Edhe nga ky brand boteror i veturave se shpejti do te kete risi ne tregun e Kosoves.
Promovimin e modelit me te ri te Land Rover Discovery Sport ne Kosove, do ta prezantoi vete shefi i kompanise angleze Land Rover, Mark Tennant. Prezantimi i kesaj veture do te shoqerohet edhe me aktivitete tjera.
Inxhinieret e gjigantit boteror Land Rover, kane testuar makinen e fundit ne rruge dhe neper ambiente malore – dhe ka dale te jete nga ato veturat ideale dhe qe enderrohen nga shoferet. Model ky i cili edhe Land Rover njihet ne bote per kete force te makinave jashte rrugeve te asfaltuara.
Ne pergatitje per te nisur makinen Discovery Sport, Land Rover ka ndertuar 181 prototipa te cilat kane kaluar mbi 750 mije milje rruge te te gjitha tereneve. Kjo veture ka kaluar neper ujera te thella apo ku mezi kalohen me kembe, ka ngjitur 40 shkalle pjerrtesi dhe ka perballuar te ftohtin ne -33 grade celsisus.
Me mbi 11 mije teste te kryera deri me sot, Discovery Sport eshte gati te lansohet ne tregun boteror.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0