Kosova miraton në parim projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Kosova miraton në parim projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Kosova miraton në parim projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19. Ky projektligj është votuar në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, me 64 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, pas gjashtë dështimesh të mëhershme.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, kap vlerën e 385 milionë eurove. Me miratimin e këtij projektligji do të mundësohet rikuperimi i humbjeve të bizneseve për shkak të pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi, shkruan REL.

Zbatimi i këtij projektligji po ashtu do mundësojë që qytetarët taksapagues të tërheqin 10 për qind të parave që kanë derdhur, nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Tërheqja e këtyre mjeteve nuk është përkrahur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit, “kjo zvogëlon pensionet e ardhshme”.

Lexoni: Ekonomia në krizën më të thellë ekonomike që pas Piramidave në ‘97

Bizneset në Kosovë, gati në të gjithë sektorët, kanë raportuar vlera të mëdha të humbjeve financiare dhe zvogëlim të kapaciteteve prodhuese, nga masat e marra nga qeveria më 13 mars për parandalimin e pandemisë.

Për këtë arsye subjektet ekonomike në Kosovë, disa herë kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të votojnë këtë projektligji, pasi sipas tyre, “adresimi i dëmeve të shkaktuar në ekonomi, është thelbësor për shpëtimin e ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur nga pandemia COVID-19”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0