Kosova do të japë 600 euro për maturantët që duan të ndjekin kurse teknologjie - Business Magazine Albania

Kosova do të japë 600 euro për maturantët që duan të ndjekin kurse teknologjie

Teknologji

Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që u mundëson të rinjve të rrisin njohuritë në fushën e teknologjisë informative.

“Përmes këtij bashkëpunimi, do të mbështesim 2 mijë maturantë me kuponë që mbulojnë shpenzimet për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative dhe nxënien e aftësive dixhitale. Mbështetja do të jetë deri në 600 euro për secilin përfitues, dhe do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit”, është shprehur ministri Hekuran Murati.

“Përmes kësaj mbështetjeje synojmë të nxisim të rinjtë tanë që të orientohen drejt botës dixhitale, ku tregu i punës ka nevojë të jashtëzakonshme. Programimi, zhvillimi i ëeb dhe apps, rrjetat kompjuterike, databazat, dizajni, marketingu online, rrjetet sociale, etj., janë disa nga fushat që do të mbështeten”.

Përfituesit do të mund të zgjedhin kursin që u intereson ta ndjekin, dhe do të mbulohen:

– 200 euro shpenzime të ndërlidhura

– 300 euro rimbursim për koston e kursit, dhe

– 100 euro shpërblim me rastin e kompletimit me sukses të kursit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0