Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat - Business Magazine Albania

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat

marrëveshje për targat

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borell, deklaroi se Kosova dhe Serbia arritën ne ndërmjetësimin e BE-së marrëveshje për targat. Presidentja Osmani i atribuoi SHBA-së një meritë të veҫantë për këtë marrëveshje.

“Kosova do t’u japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrim të makinave, kurse Serbia nuk do të lëshojë më targa makinash me emra të qyteteve të Kosovës” – njoftoi përmes Twitter-it kryediplomati evropian vetëm një orë para së të skadonte afati kur qeveria e Kosovës do të niste me shqiptimin e gjobave për shoferët serbë me targa ilegale.

Tani për tani akoma nuk dihen detaje të tjera të marrëveshjes, por sipas kryediplomatit evropian, “Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangie të tensioneve dhe për përqëndrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Dy kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë zhvilluan gjatë gjithë ditës së merkurë  biseda në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Dy ditë më parë kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuҫic patën takim po në Bruksel me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrel, takim ky që rezultoi pa marrëveshje dhe përfundoi me tensione, ku Borrel akuzoi Kurtin, që i tha jo një propozimi të BE-së për targat.

Ndërkohë, zëvëndëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi,  që negocioi marrëveshjen për targat shkroi se “pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve.”

Lexo: Shqipëria me popullsinë e katërt më të re në Europë, e para qëndron Kosova

Osmani falenderon SHBA-në

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti shtyu për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS. Në reagimin e parë pas marrëveshjes për targat, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, një meritë të veҫantë për këtë marrëveshje ua dha Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse”, shkroi Osmani në Twitter.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0