Koronavirusi i ri/ Danimarka planifikon të eliminojë deri në 17 milion nuselale - Business Magazine Albania

Koronavirusi i ri/ Danimarka planifikon të eliminojë deri në 17 milion nuselale

Danimarka, prodhuesi më i madh në botë i gëzofëve të një lloji nuselale, planifikon të eliminojë të gjithë specien në vend për të përmbajtur një formë të modifikuar të koronavirusit të ri. Kryeministri Mette Frederiksen tha të mërkurën se vendimi ishte marrë me një “hidhërim”, por ishte e nevojshme bazuar në rekomandimin e autoriteteve shëndetësore. “Virusi është modifikuar tek kjo specie dhe më pas është përhapur tek njerëzit,” tha Frederiksen.

Statens Serum Institut, autoriteti danez me seli në Kopenhagë që merret me sëmundje infektive, kishte gjetur pesë raste të virusit në fermat e kësaj specieje dhe 12 shembuj tek njerëzit që treguan ndjeshmëri të zvogëluar ndaj antitrupave, tha ajo. Lejimi i përhapjes së virusit mund të kufizojë potencialisht efektivitetin e vaksinave të ardhshme. “Ne kemi një përgjegjësi të madhe ndaj popullsisë sonë, por me mutacionin që është gjetur tani, ne kemi një përgjegjësi edhe më të madhe për pjesën tjetër të botës gjithashtu,” tha Frederiksen.

Sipas Danimarkës, ka rreth 15 milion dhe 17 milion nuselale në Danimarkë. Shpërthimet e koronavirusit në fermat e tyre të vendit kanë vazhduar pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për të shkatërruar kafshët e infektuara që nga qershori. Një milion nuselale/vizon brenda një rrezeje prej 8.4 kilometra të infeksionit të dyshuar ose të konfirmuar të fermës u shkatërruan në Tetor. Policia, ushtria dhe rojet e shtëpisë së Danimarkës do të vendosen për të përshpejtuar procesin e shkatërrimit, tha Frederiksen. Kjo specie është eliminuar edhe në Holandë dhe Spanjë pasi u zbuluan infeksionet edhe atje gjithashtu.

Kryeministri tha se kufizime të reja do të futen në zona të caktuara të Danimarkës për të përmbajtur përhapjen e virusit të modifikuar, duke përfshirë rajonet e Hjorring, Frederikshavn, Bronderslev, Jammerbugt, Vesthimmerland, Thisted dhe Laeso. “Për fat të keq, banorët e këtyre rajoneve duhet të përgatiten për kufizime të mëtejshme në të ardhmen e afërt,” tha ajo.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0