Korea e Jugut do të fikë kompjuterat për punonjësit më të palodhur

Korea e Jugut do të fikë kompjuterat për punonjësit më të palodhur


Korea e Jugut po e merr shumë seriozisht uljen e orëve të punës në vend.

Më herët këtë muaj, ajo aprovoi uljen e orëve të punës nga 68 në 52 dhe po punon shumë për vënien në praktikë të kësaj. Duke filluar që nga fundi i marsit, qeveria do të aplikojë “iniciativën e fikjes”. Kjo ka të bëjë me fikjen e kompjuterave dhe shmangien e të punuarit më shumë nga orari. E gjithë kjo do të aplikohet në 3 faza:

1. Kompjuterat do të fiken në orën 20:00 të ditës së premte.

2. Në të premten e 2-të dhe të 4-t të muajit, kompjuterat do të fiken në orën 19:30.

3. Muaji Maj, do t’i gjejë punonjësit me kompjuterat e fikur në orën 19:00 të premteve.

Korea e Jugut, “vuan” nga punonjësit e qeverisë, të cilët punojnë jashtë orarit në një sasi prej rreth 1000 orësh në vit. Qeveria shpreson se kjo iniciativë, do t’i bëjë ata të dalin nga puna më shpejt.

Lexoni: Puna jashtë orarit sjell vdekjen e një punonjësi në Japoni

Japonia, ishulli me të cilin Kora e Jugut është fqinj, vuan nga një “sëmundje kronike” e të punuarit jashtë orarit. Ajo gjithashtu, po mendon që të shkurtojë orët e punës. Vitin që shkoi, pasi një grua vrau veten nga “mbi-puna”, qeveria prezantoi “Premium Fridays”. Kjo i jepte mundësinë punonjësve të largoheshin më herët nga puna të premten e fundit të muajit. Por, shifrat e qeverisë tregojnë se rezultatet kanë qënë minimale. Vetëm 11% e punonjësve e kanë “përqafuar” këtë.

Ndërkohë, Korea e Jugut, do të presë edhe pak deri sa të marrë rezultatet e saj.

burimi: World Economic Forum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0