Puna jashtë orarit sjell vdekjen e një punonjësi në Japoni - Business Magazine Albania

Puna jashtë orarit sjell vdekjen e një punonjësi në Japoni


Në japonisht fjala është karoshi, ose “vdekje nga mbingarkesa në punë“.

Viktima e fundit që do të shpallet si një rast i “karoshi” është 31-vjeçarja Miwa Sado, e cila ka punuar për rrjetin japonez të lajmeve NHK dhe thuhet se ka regjistruar 159 orë jashtë orarit në një muaj para se ajo të vdiste nga ataku në zemër. Ajo kishte marrë vetëm dy ditë pushim gjatë muajit, raporton Guardian.

Lexoni: POST STARTUP GRIND, KADRI MORINA: “NË JETË NUK DUHET TË JETË ËNDËRR PARAJA, DUHET TË JETË ËNDËRR PUNA.”

Qeveria japoneze po përpiqet shumë gjatë viteve të fundit për të ndryshuar qëndrimet kulturore ndaj punës. Në fillim të vitit 2016, kryeministri Shinzo Abe hapi një panel të “reformës së stilit të punës” që kërkonte të bënte pushimin më tërheqës për punëtorët japonezë.

Edhe pse rezultatet janë të ndryshme, disa kompani private kanë filluar të bëjnë ndryshime.

Agjencia japoneze Dentsu, nga ana e saj, tani kërkon që njerëzit të marrin të paktën pesë ditë pushim çdo gjashtë muaj. Gjithashtu, mbyll dritat çdo natë në orën 10:00, si një nxitje për njerëzit që të shkojnë në shtëpi.

Masa erdhi në përgjigje të vdekjes së Matsuri Takahashit, një punonjëse 24-vjeçare, e cila kreu vetëvrasje në Ditën e Krishtlindjeve në vitin 2015, pasi kishte punuar 105 orë jashtë orarit në një muaj. Në punë Takahashi u përpoq të mbajë performancën e saj, por në Twitter ajo tha të vërtetën. “Është 4 e mëngjesit. Trupi po më dridhet, do të vdes, jam kaq e lodhur.”

Presidenti dhe CEO i Dentsu, Tadashi Ishii, njoftoi dorëheqjen e tij në Mars të vitit 2016.

Vendi ka çështje më të mëdha lidhur me punën jashtë orarit që duhet të adresojë për hir të shëndetit publik.

Lexoni: Mendoni se puna juaj është e padobishme? Atëherë është koha për të rimenduar kuptimin e saj

Një raport i vitit 2016 për ekzaminimin e rasteve të “karoshit” dhe shkakut të vdekjes së tyre zbuloi se më shumë se 20% e njerëzve në një sondazh të 10,000 punëtorëve japonezë thanë se kishin punuar së paku 80 orë jashtë orarit në muaj. Në SHBA, 16.4% e njerëzve punojnë mesatarisht 49 orë ose më shumë çdo javë. Gjysma e të gjithë të anketuarve thanë se nuk i kishin pushimet e paguara.

Sipas raportit, shumë nga vdekjet nga puna e mbingarkuar ishin shkaktuar nga vetëvrasja, ataku në zemër etj – të gjitha këto mund të shkaktohen nga stresi i tepërt.

Kompani të tjera kanë mundur të gjejnë zgjidhje kreative se si t’i inkurajojnë njerëzit që të punojnë më pak. Në një qendër mjekësore në Tokio, punonjësit veshin rroba të purpurta që tregojnë kohën që duhet të largohen nga zyra – një përpjekje për të fshirë të gjitha dyshimet kur dita ka mbaruar.

Sipas South China Morning Post, njerëzit në kompani po punojnë gjysmën e orëve jashtë orarit të punës që nga viti 2012, ndërsa fitimet vazhdojnë të rriten nga viti në vit.

Hulumtimi mbi produktivitetin sugjeron se firmat e tjera do të shihnin përfitime të ngjashme nëse kërkonin që njerëzit të punonin më pak. Koha shtesë e shpenzuar për detyrat nuk barazohet me prodhimin shtesë. Orët shtesë i bëjnë njerëzit më shumë jo produktivë.

Idetë e reja nuk shfaqen nëse takimet shtrihen në dy apo tre orë shtesë. Puna bëhet produktive kur balancohet me jetën private.

Lexoni: A është kjo puna e duhur për ty?

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0