Kontrolloni mirë ftesat për Zoom, hakerët po bëjnë mashtrime të shumta për vjedhjen e të dhënave - Business Magazine Albania

Kontrolloni mirë ftesat për Zoom, hakerët po bëjnë mashtrime të shumta për vjedhjen e të dhënave

ftesat për Zoom

Zoom e ka rregulluar në masë të madhe sistemin e sigurisë, megjithatë nuk mund t’ju bëjë ballë hakerëve të shumtë, që duan të marrin të dhënat personale të përdoruesve. Abormal Security që merret me sigurinë kibernetike të Zoom, ka bërë të ditur se aktor të jashtëm, janë duke tentuar që nëpërmjet e-mailave, po bëjnë ftesa te përdoruesit, që t’ju marrin informacionet personale dhe të dhënat me të cilat hynë në llogaritë e tyre

Ftesat vijnë me një email, që ngjajnë shumë me emailat e Zoom, ndërsa brenda saj ndodhet një link. “Zakonisht, në email thuhet se kanë ftesa nga zyrtarët e punës ku janë të angazhuar dhe iu kërkohet të klikojnë në link, për të mësuar njoftimet e fundit. Të gjithë ata që nguten dhe klikojnë në link, të dhënat personale iu mblidhen nga hakerët”, thuhet në raportin e Abormal Security.

Deri më tani, nëpërmjet kësaj mënyre, hakerët kanë arritur të hynë në mbi 50 mijë llogari të ndryshme. Meqenëse për momentin, Zoom e ka të pamundur të ndalojë këtë sistem të sulmit kibernetik, kërkohet që të kontrollohen mirë ftesat për Zoom, si dhe të mos pranohen ftesa që duket se nuk janë të rregullta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0