Konkursi i robotëve të gjimnazistëve me mbështetjen e fondacionit “Dritan Hoxha”, ndahen çmimet e “Robotech" - Business Magazine Albania

Konkursi i robotëve të gjimnazistëve me mbështetjen e fondacionit “Dritan Hoxha”, ndahen çmimet e “Robotech”

Robotë e ekspozuar në ambientet e COD kryeministria, janë krijimi i një pune intensive tre mujore i 9 grupeve gjimnazistësh të kryeqytetit.

Robotët u krijuan si pjesë e konkursit të “Robotech”, një aktivitet i Universitetit Metropolitan Tirana, në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog.

Ky projekt u mbështet nga Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha”.  Ndaj dhe në natën finale të “Robotech” ku  nxënësit prezantuan punën e tyre përball jurisë, çmimin e madh e dha Ledion Liço, si përfaqësuesi zyrtar i Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”.

“Besojini ëndrrës suaj, sepse është e vetmja gjë që do ju çojë para, edhe nëse përballë do keni ca njerëz që do thonë ç’është ky i çmendur. Janë ëndrrat që e ndryshojnë një vend, asgjë tjetër. Duke falenderuar Fondacionin ‘Dritan Hoxha’, që përfaqësoj sot për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që u jep këtyre projekteve, dua që çmimin e para t’ia japim ‘Ismail Qemalit’”.

Të gjitha grupet pjesëmarrëse u vlerësuan me çmime nga juria për angazhimin dhe punën e bërë gjatë tre muajve. Aftësitë e të rinjve shqiptar u vlerësuan edhe  nga presidenti i UMT, Arjan Cukaj.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe vlerësoi Inovacionin si një domosdoshmëri në Shqipëri.

“Me kaq shumë aftësi dhe etje, është detyrim për shoqërinë tonë, është një mision”.

Nisur nga projektet e shumta të zhvilluara në vitet e fundit në fusha të ndryshme  si arti, kultura, turizmi, e start up-et, Fondacioni mediatik “Dritan Hoxha”, pjesë të nismës së tij ka dhe Inovacionin, duke mbështetur të gjithë të rinjtë e talentuar me dëshirë dhe ëndrra për të ecur përpara.

Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0