Konkurrenca miraton blerjen e Societe Generale Albania nga OTP Bank - Business Magazine Albania

Konkurrenca miraton blerjen e Societe Generale Albania nga OTP Bank


Banka hungareze OTP po përgatitet tashmë të jetë operative pas blerjes së bankës Societe Generale Albania. Komisioni i Konkurrencës ka dhënë autorizimin për kalimin e 88.89% të aksioneve, që kontrollohen nga grupi francez, drejt shoqërisë OTP Bank Nyrt.

Konkurrenca, vlerëson se, përqëndrimi i realizuar nga kjo shitblerje nuk përbën shqetësim në drejtim të konkurrencës në tregun bankar shqiptar, nisur edhe nga fakti se hungarezët nuk kanë qenë prezentë deri më tani në vendin tonë.

Tashmë e ka radhën Banka e Shqipërisë, për të dhënë miratimin final për kalimin e pronësisë.

7 aksionerët shqiptarë do të vazhdojnë të kenë pjesën e tyre të aksioneve (11.11%).

OTP Bank ka si aktivitet kryesor ndërmjetësimin monetar, qira financiare, brokerim kontratash të letrave me vlerë; konsulencë fiskale; qiradhënia dhe operimi i pasurive të paluajtshme në pronësi ose me qera.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0