Konkurrenca e pandershme në treg, Kina po përgatitet të nisë një hetim antitrust ndaj Google - Business Magazine Albania

Konkurrenca e pandershme në treg, Kina po përgatitet të nisë një hetim antitrust ndaj Google

Kina po përgatitet të nisë një hetim antitrust ndaj Google Alphabet Inc, pas akuzave se gjiganti se ka shfrytëzuar dominimin e sistemit të saj operativ Android për të mbytur konkurrencën. Rasti u propozua nga gjigandi i pajisjeve telekomunikuese Huawei Technologies Co Ltd vitin e kaluar dhe është paraqitur nga rregullatori më i lartë i tregut të vendit në komitetin e antitrustit të Këshillit të Shtetit për shqyrtim.

LEXO: Mposhtet COVID-19, ‘Messi’ dhe ‘burofax’ më të kërkuarit në Google

Nëse ky hetim merr rrugë zyrtare, kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Hetimi i mundshëm pason një mori veprimesh nga administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump, për të penguar kompanitë e teknologjisë kineze, pasi sipas tij sjellin rreziqe për sigurinë kombëtare.

Kjo ka përfshirë futjen e Huawei në listën e saj të zezë të tregtisë, duke kërcënuar për veprim të ngjashëm edhe Semiconductor Manufacturing International Corp. Një hetim i mundshëm do të shikonte gjithashtu akuzat se pozicioni i Google në treg mund të shkaktojë “dëm ekstrem” për kompanitë kineze si Huawei, pasi humbja e mbështetjes së gjigantit të teknologjisë amerikane për sistemet operative të bazuar në Android do të çoj në humbje të besimit dhe të ardhurave. Burimet nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për këtë çështje dhe nuk pranuan të identifikohen. Google nuk dha komente të menjëhershme, ndërsa Huawei nuk pranoi të komentonte.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0