Kongresi Botëror i Celularëve u anulua,shpërthimi i virusit corona e bën “të pamundur” konferencën

Kongresi Botëror i Celularëve u anulua, shpërthimi i virusit Corona e bën “të pamundur” konferencën


Kongresi Botëror i Celularëve (MWC), shfaqja më e madhe në botë për industrinë e celularëve, është anuluar si pasojë e frikës së shpërthimit të virusit Corona.

Organizatorët e këtij eventi me qendër në Barcelonë, Global System for Mobile Communications, lajmëruan se Kongresi Botëror i Celularëve nuk do të mbahet. Anulimi erdhi si pasojë e frikës së vazhdueshme për përhapjen e një zinxhiri të ri të virusit corona, i cili u përhap fillimisht në Kinë.

Lexo këtu: OBSH: Nuk ka ndryshime në ashpërsinë e koronavirusit

“Në lidhje me mjedisin e sigurt dhe të shëndetshëm në Barcelonë dhe në shtetin mikpritës, GSMA anuloi KBC Barcelona 2020, sepse shqetësimi botëror lidhur me virusin Corona, udhëtimi i pasigurt dhe rrethana të tjera, e bëjnë të pamundur zhvillimin e kongresit nga ana e GSMA”, thanë organizatorët në një deklaratë.

Shumë firma janë tërhequr nga pjesëmarrja në event, para se GSMA të deklaronte vendimin, duke ushtruar presion mbi organizatorët që ta anulonin atë. LG, Sony, Ericsson, Nokia, Nvidia, Intel dhe Amazon, janë disa nga emrat më të mëdhenj që kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre gjatë ditëve të fundit.

Firma të ndryshme teknologjike kanë monitoruar krizën shëndetësore, duke vendosur të mos marrin pjesë në MWC sepse ata mendojnë që do ishte e rrezikshme për ta dhe stafin e tyre. Ndërkohë që disa kompani e kanë mbështetur këtë fakt tërësisht, disa të tjera e kanë mbështetur pjesërisht atë. P.sh, Huawei tha se do të dërgonte stafin e tij europian në Barcelonë, për të “zëvendësuar” mungesën e punonjësve kinezë.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0