Konfindustria kërkon, që qeveria të ndryshojë përbërjen e Bordit të Trasparencës, duke përjashtuar
përfaqësuesit e operatorëve të karburanteve si antarë me të drejtë vote në vendimarrje. Sipas njoftimit të saj, “është e papranueshme dhe tërësisht e paarsyeshme, që vendimarrjet të përcaktohen pikërisht edhe nga subjektet, që duhet të jenë objekt vëzhgimi për spekulime të mundshme në treg dhe për të cilët
përligjet qëllimi i krijimit të vetë Bordit të Trasparencës”.
Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të Maqedonisë së Veriut.
Konfindustria vlerëson, se përbërja e deritashme, burimet e njëanshme të të dhënave dhe mungesa e
antarëve të pavarur dhe profesionistë, krijojnë hapsira të mëdha për interpretim të pasaktë,
subjektivizëm dhe korrupsion të tipit “state capture/kapje e shtetit” në vendimarrjet e Bordit të
Trasparencës. Roli i deritashëm i tij ka qenë vetëm veprimi si “mburojë shtetërore” ndaj spekullimeve
antitreg të operatorëve në dëm të interesit publik, biznesit dhe qytetarëve.
Konfindustria vlerëson, se përfituesit e vetëm të mënyrës së deritashme të punës së Bordit tëTrasparencës janë :-rritja e sforcuar e të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, që për periudhën 5 mujore ka rritur të ardhurat me afër 350 milion euro më shumë nga plani si dhe – kompanitë e karburanteve.
Dyshime të arsyeshme ka edhe për fshehje fiskale dhe kontrabandë në vlerë qindra milionë euro/vit në
tregun e karburanteve.Të dy palët e mësipërme në mënyrë absurde dhe përtej cdo modeli të janë palët
përbërëse të Bordit të Trasparencës.
Lexo: “Rekordi i naftës”. Bordi shpall çmimin më të lartë në 32 vite
Konfindustria shpreh shqetësimin e saj për rritjen në nivel të ri rekord të cmimit të karburantit në mbi
2.2 euro/litër me vendim të Bordit të Trasparencës nga më të lartët në Europë. Cmimet e reja thellojnë
edhe më shumë diferencën me vendet e Rajonit, me pasoja shkatërruese për ekonominë kombëtare,
biznesin dhe qytetarët.
Konfindustria kërkon edhe njëherë ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për lehtësimin e ngarkesës
fiskale me qëllim uljen e cmimit të karburanteve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto