Konfindustria: të bëhet transparencë për menaxhimin e energjisë dhe shitjet - Business Magazine Albania

Konfindustria: të bëhet transparencë për menaxhimin e energjisë dhe shitjet

Konfindustria

Konfindustria kërkon nga qeveria dhe agjensitë ekzekutive përkatëse të bëjnë të njohur publikisht gjëndjen e sistemit energjitik si dhe mënyrën e menaxhimit të deritashëm të krizës të shpallur dhe në fuqi. Gjithashtu, kërkohet të dihet për afatin e fillimit të Komisionit Parlamentar të kërkuar prej disa muajsh nga opozita lidhur hetimin për mënyrën e menaxhimit të sistemit energjitik.

Konfindustria shpreh shqetësimin dhe njëkohësisht kërkon arsyetimin publik të KESH-it lidhur me vërtetësinë dhe arsyet e kryerjes së operacioneve tregtare shitje-blerjeve me sekserë të energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor 2022. Sipas raportimeve mediatike del që KESH ka shitur energji elektrike me cmim 2.5-2.7 herë më të ulët sesa bursat ndërkombëtare me diferencë disa milionë euro.

Terri mediatik, përfshirë edhe vonesat e tejzgjatura të Bursës së Energjisë/AlPEX, krijojnë terren të përshtatshëm për vazhdimin e keqmenaxhimit të sistemit energjitik, që shkaktoi:- krizën energjitike, – mundësinë e shumëfishimit të cmimit deri 4 herë mbi fashën 800kë/muaj të vendosur nga ERE, – gropën financiare buxhetore prej pothuaj 400 milion euro në vitin 2022, si edhe – dëmet financiare nga përmbytjet e hapjes së digave të Hec-ve të Drinit.

Gjatë vitit 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike nga kërkesa e brendshme.  Ndërkohë edhe gjatë muajve te fundit te vitit 2022 vendi ka superprodhim të energjisë për shkak të kushteve mjaft të mira hidrometereologjike dhe motit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0