Konfindustria për humbjet e industrisë fason: duhet paketë e jashtëzakonshme ndihme - Business Magazine Albania

Konfindustria për humbjet e industrisë fason: duhet paketë e jashtëzakonshme ndihme

fason

Konfindustria, përmes një njoftimi për mediat, ka bërë të ditur se, duhen marrë masa në formë pakete ndihme të jashtëzakonshme për shmangien e falimentit në shkallë të gjerë të sektorit të industrisë së manifakturës shqiptare gjatë vitit 2024. “Është e papranueshme, që të lejohet pa asnjë përpjekje për ndihmë nga ekzekutivi, humbja e pjeses së tregut ndërkombëtar prej qindra milionë euro në vit të prodhimeve të markës “Made in Albania’ në industrinë fason”, thekson Konfindustria. Sipas saj, në rast të kundërt, rrezikohen mbi 40 mijë vende pune me pasoja të rënda, sidomos në shtresat shoqërore dhe në pjesët më të varfëra të vendit. “Vlerësohet, se do të humbasin plotësisht edhe qindra milionë euro investime dhe përvojë 30 vjecarë në sektor. Gjithashtu, buxheti i shtetit do të preket ndjeshëm si pasojë e ngarkesës financiare të sigurimeve shoqërore të papunësisë”, thuhet nKonfindustria për humbjet e indistrisë fason: duhet paketë e jashëzakonshme ndihme njoftim.

Konfindustria vlerëson, se përvec shkaqeve objektive të gjendjes së vështirë të industrisë fason si,- ulja e fortë e kërkesës nga tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2023, rritja e pagës, – ulja e ofertës së tregut të punës si pasojë e emigracionit, etj. përgjegjësi të drejtëpërdrejtë kanë edhe politikat e qeverisë shqiptare.

“Vetëm në vitin 2023 me vendime të mirëfillta politike dhe tërësisht antitreg janë rritur me 30% pagat e referencës, duke prekur drejtëpërdrejtë planet e biznesit të sektorit. Vendimet e mësipërme politike, shoqëruar edhe me mbiçmimin e pashpjegushëm nga zhvillime formale ekonomike të Lek-ut me 11% vetëm në vitin 2023, ngarkojnë me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë qeverinë për thellimin e gjendjes së vështirë të industrisë fason. Konfindustria vlerëson, se në kushte të ngjashme në shtetet demokratike vendimet e mësipërme të ekzekutivit, të pashoqëruara me masa shoqëruese ndihme do të rrëzoheshin nga sistemi gjyqësor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0