Konfindustria: fiskalizimin e tregut të karburanteve, një hap i duhur - Business Magazine Albania

Konfindustria: fiskalizimin e tregut të karburanteve, një hap i duhur

Konfindustria mbështet vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me hapjen e rrugës për fiskalizimin e tregut të karburanteve. Vendimi i Gjykatës së Lartë, pas apelimit të ekzekutivit, vlerësohet si një nga shembujt e pakët të deritashëm, që shkon në përputhje me interesin publik në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare, që përbën rreth 10% të PPB me qarkullim mbi 1.5 miliard $/vit. Në sektorin e karburanteve në Shqipëri ka evazion fiskal, që krahësimisht shteteve të rajonit, vlerësohet, se mund të shkojë në mbi 200 milionë dollarë në vit, krahas vjedhjeve me volumet e shitura dhe cilësinë jashtë standardeve.

Konfindustria vlerëson, se pavarësisht përpjekjes së ekzekutivit për të zgjidhur rastin e sipërpërmendur, është pikërisht qeveria shqiptare, që e ka krijuar me vendim të saj ligjor një monopol, qartësisht në kundërshtim me interesin publik. Ndaj, sipas saj, kërkohet që qeveria të nxjerrë përgjegjësit përfaqësues të saj në kabinetin qeveritar, që bënë të mundur dhënien e monopolit të fiskalizimit të sektorit të karburanteve një kompanie private në kushte të përplasjes së interesit dhe jashtë çdo shembulli të ngjashëm ndërkombëtar të shteteve demokratike.

Krijimi dhe dhënia e një monopoli privat, duke zhveshur shtetin nga përgjegjësitë publike dhe për më shumë, pa garë të hapur, është shprehje e qartë e paaftësisë, subjektivitetit dhe korrupsionit qeveritar. Për më shumë, vendimi në fjalë ka shtyrë procesin e fiskalizimit të tregut të karburanteve me afër 2.5 vjet dhe me pasoja prej dhjetëra miliona dollarë humbje në buxhetin e shtetit. Gjithashtu, shteti shqiptar rrezikon qartësisht të penalizohet me dhjetra milionë dollarë në rastin e rradhës të paditjes së mundshme nga kompania private në gjykatat ndërkombëtare.

Lexo: Konfindustria: Stop amnistisë fiskale, pasaportës së artë dhe ligjërimit të kanabisit mjekësor

Konfindustria vlerëson, se koncesionet e dhëna privatëve në sektorin e karburanteve duhet të zhbëhen dhe t’u rikthehen agjensive publike. Veprimi i mësipërm duhet të fillojë nga koncesionet, që janë në fund të kontratës, sikurse është p.sh koncensioni i markimit të karburanteve. Krijimi i koncesioneve të paarsyetuara është një nga arsye e rëndimit të çmimit fundor të karburanteve.

Shqipëria ka çmimet krahasuese të karburanteve nga më të shtrenjtat në shkallë botërore. Kosto financiare për qytetarët, bizneset, buxhetin e shtetit dhe ekonominë kombëtare shtohen më shumë edhe nga abuzimet me cilësinë, volumet e shitura dhe shmangiet financiare të sektorit të  karburanteve. Nëse, do të shtohen edhe pasojat mjedisore dhe shëndetësore të ardhura nga cilësia e karburanteve jashtë standartit, që tregëtohen në vend, pasojat janë edhe më të rënda.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0