Konfindustria: fiskalizimi jo me detyrim deri në sigurimin e menaxhimit të të dhënave - Business Magazine Albania

Konfindustria: fiskalizimi jo me detyrim deri në sigurimin e menaxhimit të të dhënave

Konfindustria

Konfindustria, duke vlerësuar si tëpër shqetësuese shkallën e mbrojtjes të të dhënave private nga agjensitë publike do të kërkojë zyrtarisht nga vendimarrja politike ndëprerjen me ligj dhe sa më të shpejtë të procesit të fiskalizimit me detyrim për bizneset. “Për një afat të pacaktuar deri në sigurimin e standardeve të domosdoshme të sigurisë, fiskalizimi për bizneset do të kërkohet të jetë vetëm vullnetar. Kërkesa e mësipërme vjen pas skandalit në Dhjetor 2021 të rrjedhjes masive të të dhënave të ndjeshme private të qytetarëve dhe bizneseve”, thotë Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku.

Konfindustria vlerëson, se ndërkohë që AKSHI dhe agjensitë e përgjegjëse të informacionit nuk janë në gjendje të prodhojnë standardet e sigurisë për vetveten e kanë të pamundur të kontrollojnë edhe kompanitë private ndërmjetëse të fiskalizimit. Në këtë rast rreziku i rrjedhjes dhe/ose shitjes së qëllimshme për konkurencën e të dhënave të ndjeshme tregtare të bizneseve rritet jashtëzakonisht shumë. Rrezikojnë të rrjedhin, të grabiten dhe/ose të shiten për konkurencën në formën e spiunazhit tregtar në kohë reale të dhëna shumë të ndjeshme për bizneset si: – furnitorët, – cmimet e blerjeve, – lëvizjet e shitjeve, -klientët, – cmimet e shitjeve, – xhirot, -fitimet, -borxhet, , etj.

Lexo: Arrestohen katër persona për “skandalin e pagave”: Dolën nga AKSHI dhe u shitën te kompani private

“Rrjedhja e të dhënave të mësipërme rrezikon drejtpërdrejt humbjet financiare deri në falimentim të plotë të bizneseve, duke thelluar në mënyrë të jashtëzakonshme pasojat e skandalit të Dhjetorit 2021 me pasoja të rënda në afatgjatë për gjithë ekonominë kombëtare përfshi edhe penalizime të rënda financiare në gjykata të shtetit shqiptar”, thuhet në njoftimin e Konifindustrisë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0