Konfindustria vlerëson, se Shqipëria është e mundur të rikthehet në ritmet e zhvillimit ekonomik të
parakrizës së pandemisë Covid 19, jo më parë se 3 mujori i fundit të vitit 2022. Studimi në arritjen e
përfundimit të mësipërm është kryer nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë.
Shqipëria ka patur një rënie ekonomike në kufijtë 3-4% të PBB në vitin 2020, sipas të dhënave të
institucioneve të ndryshme, përfshi edhe të dhënat zyrtare. Rënia ekonomike është frenuar në masë të
madhe nga rritja e ndjeshme e borxhit publik dhe ndihmat e huaja me rastin e tërmetit të vitit 2019 dhe
përballimit të pasojave të Covid 19 si dhe flukse të mëdha financiare nga burime me origjinë të
panjohur, kryesisht të investuara në sektorin e ndërtimit.
Studimi ka vlerësuar si faktorë pozitivë:- vazhdimësinë e rritjes së pritshme ekonomike të vendeve
partnere në tregëti kryesisht BE, – vaksinimin masiv të popullatës të vendit, BE dhe rajonit me ndikim në
industrinë e turizmit dhe sektorët e ndërlidhur si bujqësi, agro industri, shërbime, etj.gjatë vitit 2021-22.
Si faktorë negativë kryesorë, që rrezikojnë të vështirësojnë rritjen ekonomike të parashikuar,
vlerësohen:- Borxhi i lartë publik, që varësisht vlerësimeve arrin deri në 100% të PBB (përfshi edhe
kontratat PPP) ndërthurur me mbarimin e investimeve në rindërtim, – cmimet e larta të karburanteve
dhe energjisë elektrike për biznesin, – mundësinë e pakësimit të të hyrave nga burime financiare të
dyshimta si pasojë e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe masave shtrënguese të shteteve dalëse, etj. si
dhe – shkalla e ulët e konkurueshmërisë së ekonomisë në nivel rajonal.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto