Konfindustria, detyrimet e kompanisë tek ortakët ende të paqarta dhe pas tërheqjes së Ministrisë së Financave - Business Magazine Albania

Konfindustria, detyrimet e kompanisë tek ortakët ende të paqarta dhe pas tërheqjes së Ministrisë së Financave

Konfindustria

Konfindustria vlerëson, se edhe pas ndryshimeve të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në urdhërin administrativ për kalimin e detyrimeve të kompanisë, ortakëve dhe administratorëve, është lënë hapsirë e gjerë për keqinterpretim të skajshëm në zbatim. Në aktin nënligjor në fjalë përsëri nuk bëhet dallim i qartë dhe i prerë ndërmjet mënyrës ligjore të prekjes të llogarive/aktiveve të bizneseve si dhe llogarive/pasurisë personale të aksionerëve dhe administratorëve, si dy procese ta pavarura gjyqësore.

Konfindustria përmes një njoftimi për shtyp vlerëson se, akti nënligjor sërsh është në kundërshtim me ligjet thelbësore të ekonomisë së tregut, ligjin për shoqërite tregtare, prek deri te të drejtat themelore të njeriut dhe duhet përmirësim i plotë i tij. Në rast të kundërt, Konfindustria do të drejtohet me padi në Gjykatën Administrative për shfuqizim të plotë të aktit nënligjor në fjalë.

Konfindustria vlerëson, se fatkeqësisht, edhe përpara hyrjes në fuqi të urdhërit në fjalë, agjencitë tatimore në nivel qëndror dhe vendor e kanë bërë praktikë bllokimin e llogarive personale bankare të administratorëve të bizneseve. Tashmë, akti ekzekutiv në fjalë, zgjeronte fushën e veprimit, duke prekur llogaritë/pasuritë personale edhe të ortakëve. Në këtë rast kemi edhe goditje të drejtëpërdrejtë të lirive themelore të njeriut, sepse ortakët, sidomos atë të pakicës, mund të mos kenë asnje të drejtë vendimarrje në biznes dhe si rrjedhim edhe asnjë përgjegjësi.

Lexo: Ministria e Financave tërhiqet nga udhëzimi për bllokimin e llogarive bankare për ortakët dhe administratorët

Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, thotë se, “akti i mësipërm prek në mënyrë të drejtëpërdrejt jo vetem biznesin dhe qytetarët,  por njëkohësisht ul shumë seriozitetin e shtetit shqiptar në tregjet financiare ndërkombëtare. Dëmtimi i qartë i mjedisit të të bërit biznes në Shqipëri nga akti në fjalë, dobëson më tej edhe fuqinë konkuruese në tërheqjen e investimeve të vendit dhe të huaja, me pasoja të rënda për tejkalimin e gjendjes së vështirë të sotme të ekonomisë kombëtare”.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0