Konfindustria vlerëson, se fuqia konkuruese e ekonomisë shqiptare, krahasimisht shteteve të rajonit dhe partnerëve kryesorë tregtarë, ka rënë me mbi 8 pikë përqindje në 3 mujorin e parë të vitit 2022.
Analiza e kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë ka treguar se, shkaqet kryesore për humbjen e fuqisë konkuruese të ekonomisë shqiptare janë si më poshtë:
- Thellimi në vlerë absolute dhe relative të kostove shtesë të karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Shqipëria ka çmime të karburanteve 10-25% më të larta.
- Kostot e energjisë elektrike për industritë dhe prodhimin. Çmimi i energjisë elektrike është më i larti në Rajon për industritë dhe bizneset.
- Mungesa e politikave financiare dhe fiskale efikase mbështetëse për përballimin e pasojave të krizës globale të lëndëve të para. Shqipëria është vendi me mbështetjen financiare më të ulët në Rajon për përballimin e pasojave të krizës së Ukrainës dhe tregjeve globale.
- Politikat tregtare dumping e drejtëpërdrejta dhe të tërthorta të shteteve konkurente për eksportet e tyre në dëm të prodhimeve dhe shërbimeve vendore.
Pasojat janë të rënda sidomos në sektorët e industrisë dhe shërbimeve. Më të ndjeshëm nga rënia e fuqisë konkuruese të ekonomisë shqiptarë janë: – sektorët e materialeve të ndërtimit, bujqësia, agroindustria, eksportet, turizmi, ndërtimi, mineralet, etj.
Lexo: Buxheti i tre viteve të ardhshme me 11 prioritete
Konfindustria vlerëson, se nëse nuk merren masat e nevojshme sa më shpejt dhe zgjatet në kohë goditja e fuqisë konkuruese të ekonomisë shqiptare, pasojat do të jenë të rënda deri në falimentim pa kthim për industri dhe biznese të rëndësishme shqiptare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.