Konferenca e Bankës Botërore në Vjenë, merr pjesë edhe ministri Ahmetaj - Business Magazine Albania

Konferenca e Bankës Botërore në Vjenë, merr pjesë edhe ministri Ahmetaj


Ministri i Financave, Arben Ahmetaj do të marrë pjesë sot në Konferencën e Bankës Botërore me titull “Plani i përbashkët i veprimit për integrimin tregtar dhe të transportit në Ballkanin Perëndimor”.

Kjo konferencë i paraprin takimit të tretë të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili këtë vit do të mbahet më 4 korrik në Paris.‎ ‎

“Falenderoj Bankën Botërore që në tre vitet e fundit ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të ndryshuar qasjen tonë, duke na kujtuar se në të shkuarën, si rajon, kemi qenë në qendër të vëmendjes për arsyet e gabuara. Jemi fokusuar të bëjmë gjërat e duhura për vendet tona. Kemi hyrë në një rrugë reformash strukturore dhe axhustimi fiskal. Është e vështirë, por e domosdoshme.‎‎ ‎Ekonomia shqiptare ka përshpejtuar ritmin e rritjes krahasuar me vitin 2013, jemi mbi mesataren e rajonit, por aspak mjaftueshëm në raport me objektivat për konvergjencë me BE-në. Sfida jonë është integrimi rajonal tregtar. Edhe pse nën CEFTA, secili vend është treguar shumë i zgjuar për të gjetur instrumente që kthehen në barriera të buta për njëri-tjetrin. Këtu duhet të konsiderojmë riskun e madh të grupeve të vegjël lobuese nё rajon”, është shprehur Ahmetaj.

Ministri i Financave shtoi se, “diskriminimi i produkteve shqiptare në pikat doganore me fqinjët nuk i shërben procesit të integrimit”.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0