Toyota po marketon tashmë makina për Gjeneratën Z shumë kohë para se kёta tё fudnit të drejtojnë këto automjete.
Të diplomuarit e International Center for Automative Research të Universitetit të Klemsonit (Clemson University), me ndihmën e dizenjuesve dhe inxhinierëve të Toyota-s, kanë krijuar një koncept makine specifikisht për pjesëtarët e Gjeneratës Z të sipërmarrësve.
Ashtu siç mund të shikoni, ajo ka disa tipare aerodinamike shumë interesante nga jashtë, të gjitha me një fokus ndaj të rinjve.
Brendësia është e zhdërvjellët dhe inkorporon tipare të elementëve të personalizueshëm të dizajnit, të cilat mund të krijohen nga zotëruesi i makinës.
Më shumë se e personalizueshme, pjesa e brendshme është e përshtatshme për të krijuar komoditet për aktivitetet në fundjave, gjithashtu për t’u shndërruar në një zyrë pune.
Pavarësisht se duket i mrekullueshëm, ky automjet nuk është në mënyrë të veçantë i ndryshëm apo futurist, pasi duket si një mini-fugon i vogël.
Po ju çfarë mendoni?
/ Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
