Koncepti i gabuar që kemi për suksesin

Koncepti i gabuar që kemi për suksesin


Shkruar nga Anila Bashllari Trajnere e Zhvillimit Personal

Suksesi – një koncept i huazuar
Idetë se çfarë do të thotë të jesh i  suksesshëm nuk janë tonat. Ne i marrim këto ide nga prindërit, miqtë, shoqëria… Po ne vetë? Sa shpesh e pyesim veten, e analizojmë realitetin sipas lenteve tona për të kuptuar, se çfarë vërtet do të thotë sukses për ne? Sukses do të thotë të jetosh një jetë të përmbushur, të lumtur, me një ose disa qëllime për të arritur.

Ne duhet të jemi autorët e vërtetë të ambicieve tona dhe jo ajo ç’ka dikton shoqëria me reklamat e pafundme, librat këshillues apo histori të ndryshme suksesi. Koncepti i suksesit është shoqëruar gjithmonë me karrierën dhe profesionin, duke lënë në hije jetën personale të individit. Por, në kohën kur koncepti i “career burnout” është kthyer në sëmundje dhe problem për shumë kompani, suksesi si koncept po zgjerohet përditë e më shumë. Ne e ndjekim suksesin dhe lumturinë pambarim, sepse sapo arrijmë sukses në diçka, pritshmëritë tona rriten në disa shkallë më lart dhe ne asnjëherë nuk mendojmë se jemi të suksesshëm.

Lexo: Pasuri, Lumturi?! Apo të dyja bashkë?

Ne e mendojmë suksesin si diçka të madhe, gjithmonë e më të madhe. Sukses do të thotë të kesh një familje të lumtur, të përfundosh shkollën me rezultate të mira (pa menduar se sa i suksesshëm do të jesh në të ardhmen), të kontribuosh për komunitetin tënd me punë vullnetare, të kesh një biznes të vogël fitimprurës, të jesh një lider i drejtë në kompaninë ku punon. Sukses quhet edhe një ese e shkruar mirë, apo një notë e mirë në provim.

Një formulë e re për suksesin
Filozofi Alain de Botton thotë se ne e matim suksesin e të tjerëve duke analizuar botën e tyre materiale. Bota e jashtme, materiale, mund të tregojë se sa një person është i lumtur apo i kënaqur me jetën vetëm 10%, ndërsa pjesën tjetër e tregon mënyra sesi truri ynë e sheh botën dhe realitetin.

Nëse deri tani formula e suksesit ishte:  Puno shumë – Arrij Suksesin – Arritje e Lumturisë, sot raportet po përmbysen. Sepse njerëzit janë gjithmonë më të suksesshëm kur janë të lumtur dhe jo e anasjellta. Ne duhet të përmbysim formulën e lumturisë dhe suksesit, duke vënë lumturinë tonë si primare dhe si mjet për të ndërtuar një karrierë të suksesshme. Vetëm atëherë kur të jemi të përmbushur shpirtërisht, do të kemi energjinë e nevojshme, vullnetin dhe forcën për të ndërtuar karrierën që duam.

Të qenurit i suksesshëm jo gjithmonë na bën të lumtur!
Të qenurit i lumtur mund të na bëjë shumë të suksesshëm!

Lexo: Plakja nuk është një problem që duhet zgjidhur

Çfarë e bën një profesion apo punë “të mirë”?
Në ditët e sotme, gjetja e një rruge në karrierë mbase mund të duket gjëja më e vështirë për shumicën e të rinjve, pasi alternativat për profesione të reja janë të shumta dhe kjo sjell konfuzion. Por, nga ana tjetër kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për gjithë ne, për të ndërruar profesion, për të nisur diçka nga e para, për të zbuluar se çfarë mund të bëjmë më mirë. Sot, ne kemi informacion mbi çdo lloj profesioni  dhe mjafton të njohim pak veten për të kuptuar nëse jemi të aftë të bëjmë punë të caktuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0