Kompanitë më të njohura të prodhimit të konsumit, vijojnë rekordin e ndotjes së mjedisit

rekordin e ndotjes

Coca-Cola, PepsiCo dhe Nestlé janë akuzuar për zero progres në uljen e mbetjeve plastike. Ato vijojnë të cilësohen si ndotësit kryesorë të plastikës në botë për të tretin vit radhazi.

Coca-Cola u rendit ndotësi plastik numër një në botë nga Break Free From Plastic në kontrollin e saj vjetor, pasi shishet e pijeve ishin më shpesh të hedhura në plazhe, lumenj, parqe dhe vende të tjera me mbetje në 51 nga 55 kombet e anketuara.

Vitin që shkoi ajo kishte shishen më të ndotur në 37 vende, nga 51 të anketuara.

Auditimi vjetor, i ndërmarrë nga 15,000 vullnetarë në të gjithë botën, identifikon numrin më të madh të produkteve plastike nga markat globale që gjenden në numrin më të lartë të vendeve. Ata mblodhën mbi 346 000 copë mbeturina plastike, 63% e të cilave u identifikua qartë me një markë konsumi.

Lexo: Agjencia evropiane: Ndotja e mjedisit shkakton 13% të vdekjeve në Evropë

Coca-Cola ka thënë se po punon për të zgjidhur problemin e mbetjeve dhe paketimit, në partneritet me të tjerët dhe kundërshtoi pretendimin se nuk po bënte përparim.

“Koroporatat më të mëdha ndotëse të plastikës kanë deklaruar de do të punonjë fort për të ulur nivelin e ndotjes, porn ë vend të kësaj po vazhdojnë të prodhojnë shishe njëpërdorimëshe” tha Emma Priestland, koordinatore globale e fushatës “Break Free From Plastic”.

Deri në 91% e të gjitha mbejteve platike të prodhuara nuk është ricikluar dhe përfondon të digjet në landfill apo mjedis të hapur sipas një studimi të vitit 2017.

The Guardian

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale