Kompanite celulare në Komision - Business Magazine Albania

Kompanite celulare në Komision


Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka thirrur ne nje seance degjimore operatoret e telefonise celulare. Ne seance jane shfaqur divergjencat qe ekzistojne mes operatoreve sa i perket diferencimit te madh te cmimeve “on net” dhe “off net”, ose sic quhen ndryshe tarifat per thirrjet brenda te njejtit operator dhe ato mes operatoreve te ndryshem.

“Per te folur nga njeri operator tek tjetri, me miq, kolege apo konsumatore te tjere, duhet te mbaje nga 2-3 telefona, nje abonent i Vodafone-it qe do te marre nje abonent te Plus-it duhet te paguaje te pakten 38 leke per minute, nderkohe qe brenda per brenda Vodafone-it flasin me cmime shume te ulta, te cilat subvencionohen nga cmimet me te larte”, thote Matilda Shehu, Drejtore Ekzekutive e Plus.

Sipas zonjes Shehu pjesa e tregut te operatoreve te medhenj po rritet, ndersa operatoret e vegjel nuk po gjejne hapesira. Nje tjeter ceshtje problematike mbetet mosdhenia e licences se fundit 3G.

“Plus kerkon qe procedura te kryhet ne menyre te drejte, te barabarte, pa diskriminim, sic eshte kryer edhe per operatoret e tjere dhe t’i jepet e drejta qe edhe Plus, pas 20 muajsh nga dhenia e operatorit te trete, te arrije te marre licensen 3G”, deklaroi Shehu.

Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania hodhi poshte pretendimet se paketat e ofruara nga ky operator jepen nen kosto.

“Asnje pakete ne treg nuk shitet nen kosto. Te jeni te sigurt eshte pjese e rregullimit dhe rregullimi eshte plotesisht i qarte ne kete aspekt”, deklaroi Dietlof Mare, Ceo i Vodafone Albania.

Perfaqesuesi i AMC kerkoi rregulla te drejta dhe te ndershme per te gjithe operatoret ne treg, ndersa drejtuesit e Eagle Mobile kerkuan qe te vendosen cmime tavan per thirrjet jashte rrjetit, si e vetmja menyre per te rregulluar tregun.

“Kerkojme vendosjen e cmimit tavan per cmimet jashte rrjetit. Kjo eshte nje pike ku pajtimtaret fundore futen ne nje gracke dhe eliminohet e drejta per te dale jashte rrjetit”, tha Erkand Tabak, Drejtor Ekzekutiv i Eagle Mobile.

Lidhur me hetimin e fundit mbi poziten dominuese ne treg, kreu i Autoritetit te Konkurrences tha se vendimi u bazua ne gjykimin se sot konsumatori shqiptar ka mundesi zgjedhjeje.

“A eshte i detyruar? A eshte nje klient i vemendshem apo eshte nje klient i pavemendshem? Kjo eshte teresia e gjithe informacionit dhe ne themi ne periudhen afatshkurter, konsumatori ka perfituar, kush ka qene i vemendshem. Nuk jane paketa qe realizohen vetem ne Shqiperi, realizohen ne te gjithe boten”, deklaroi Lindita Milo, kryetare e Autoritetit te Konkurences.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0