Startup-i amerikan Hyperion ka prezantuar supermakinën elektrike me hidrogjen XP-1, e cila mund të udhëtojë deri në 1600 km vetëm me një serbator të mbushur me hidrogjen. Motorët e saj elektrikë kanë aftësinë të gjenerojnë deri në 1000 kuaj fuqi. Sipas kompanisë, makina “Hyperion XP-1” mund të arrijë nga 0 në 100 km në orë vetëm për 2.2 sekonda.
Makina është pjesë e një plani për të rritur përdorimin e teknologjisë së hidrogjenit në të gjithë industrinë e automobilave. Makinat që përdorin qelizat e hidrogjenit si karburant janë mjete elektrike që e përdorin hidrogjenin për të gjeneruar fuqi brenda makinës në vend që të përdorin baterinë për ta akumuluar këtë energji.

“Inxhinierët e hapësirës ajrore kanë kuptuar prej kohësh avantazhet e hidrogjenit si elementi më i bollshëm dhe më i lehtë në univers,” shpjegoi CEO i Hyperion, Angelo Kafantaris. Tani, me këtë automjet, konsumatorët do të provojnë vlerën e tij të jashtëzakonshme.
“Ky është vetëm fillimi i asaj që mund të arrihet me hidrogjenin si një mjet i ruajtjes së energjisë. Potenciali i këtij karburanti është i pakufishëm dhe do të sjellë recolucion në sektorin e energjisë. ”
Hyperion me bazë në Kaliforni furnizon sistemet e hidrogjenit për firmat inxhinierike dhe agjensitë hapësinore përfshirë NASA-n. Kompania synon të fillojë prodhimin e XP-1 në 2022, me vëllim të kufizuar në vetëm 300 njësi në të gjithë botën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto