Kompania gjermane e veshjeve "Hugo Boss" padit Drejtorinë Shqiptare të Markave dhe Patentave - Business Magazine Albania

Kompania gjermane e veshjeve “Hugo Boss” padit Drejtorinë Shqiptare të Markave dhe Patentave


Shoqëria gjermane e veshjeve “Hugo Boss Trade Mark Management GMBH” ka hapur një proces në Gjykatën Administrative në Tiranë kundrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave, ku palë e tretë është edhe Avokatura e Shtetit.

Kompania gjermane i kërkon gjykatës të shfuqizojë regjistrimin e markës me numër AL/T/2015 me aplikant shoqërinë italianë “Andrea Bossi”. Ankesa e Hugo Boss në Gjykatën e Administrative të Apelit u bë më datën 19 Maj.

Kompania italiane Andrea Bossi ka kërkuar të regjistrojë markën e saj për artikuj veshjesh, këpucësh dhe kapelesh.

Por gjigandi europian i veshjeve Hugo Boss ka paditur autoritetet shqiptare për regjistrimin e kësaj marke.

 

Sistemi i regjistrimit ndërkombëtar të markave rregullohet nga dy marrëveshje ndërkombëtare në të cilat Shqipëria ka aderuar si shtet anëtar:

  • Marrëveshja e Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar të Markave
  • Protokolli i Marrëveshjes së Madridit.

Legjislacioni kombëtar që rregullon regjistrimin ndërkombëtar të markave përbëhet edhe nga: 1. Ligji Nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë industriale” 2. VKM Nr. 1706 datë 29.12.2008 “Për miratimin e rregullores për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit” Kreu XV dhe XVI.

Kompania Hugo Boss pretendon se po abuzohet me markën e saj në Shqipëri. Si një grup globalisht aktiv, kompania shet koleksionet e saj në 127 vende në mbarë botën. Hugo Boss ka zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme shitjen me pakicë në vitet e fundit.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0