Kompania e cigareve ndalon me ne fund pirjen e duhanit neper zyrat e saj (VIDEO) - Business Magazine Albania

Kompania e cigareve ndalon me ne fund pirjen e duhanit neper zyrat e saj (VIDEO)


RICHMOND, Virxhinia – Prodhuesi i cigares Camel, Reynolds American Inc. nuk do te lejoje me tymosjen e cigares ne zyrat dhe ndertesat e saj.

Kompania e dyte me e madhe e cigareve ne Amerike i informoi punonjesit e saj diten e merkure se duke filluar nga viti tjeter, perdorimi i cigareve tradicionale apo llullave nuk do te lejohet me neper tavolinat e punes, zyra, dhoma konferencash, korridore dhe ashensore. Ndezja e cigares nuk do te lejohet as ne katet e fabrikes, kafeteri apo qendrat e fitnesit.

Politika kunder duhanit do te hyj ne fuqi sapo Reynolds te percaktoje hapesira te brendshme te caktuara per ndezjen e duhanit per ata te cilet duan te thithin nje cigare ne ambjentet e brendshme te kompanise,” tha zedhenesi, David Howard.

“Ne besojme se kjo eshte gjeja e duhur per tu bere dhe koha e duhur sepse rifreskimi i politikave te perdorimit te duhanit do ti pershtatet me mire si piresve te duhanit ashtu edhe atyre qe nuk pijne  duhan te cilet punojne ne zyrat tona,” shtoi Howard.

Reynolds do te lejoje perdorimin e produkteve te duhanit qe nuk prodhojne tym, si cigare elektronike e te tjera.

Perqindja e 5,200 punonjesve te Reynold qe pijne duhan eshte ne perputhje me perqindjen e duhanpirjes qe rregjistron Amerika, qe eshte 18 perqind e te rriturve, sipas Qendres Federale te Kontrollit dhe Shmangjes se Semundjeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0