Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miraton 3 Akte Normative të Këshillit të Ministrave

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miraton 3 Akte Normative të Këshillit të Ministrave


Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, nën drejtimin e kryetarit Enver Roshi u mblodh sot online nëpërmjet platformës WEBex dhe shyrtoi 3 Akte Normative të Këshillit të Ministrave, të cilat lidhen me masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Lexo: Si të zgjidhni shqetësimet e ekipit tuaj në këtë kohë pandemie

Më konkretisht u shqyrtua:

1)Akti normativ nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016, ‘Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’”, qëllimi i të cilit është të përfshijë në masat e veçanta, që ndërmerren për parandalimin e sëmundjeve infektive, edhe vetëkarantinimin, si një masë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit publik, krahas masave që, aktualisht, janë parashikuar në legjislacionin në fuqi, sikurse janë masat  e izolimit dhe të karantinës.

2) Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” , qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe forcimi i zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Lexo: Ministria e Financave: Bilanci kontabël dorëzohet brenda datës 31 Korrik 2020, për të gjithë bizneset.

3) Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, qëllimi i të cilit është sigurimi pa ndërprerje, në të gjitha strukturat spitalore të furnizimit me barna dhe pajisje mjekësore dhe shërbimeve shëndetësore gjatë periudhës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga  COVID-19, si dhe  forcimi i masave për të siguruar zbatimin e rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Te  ftuar ishin  zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj.Mira Rakacolli, si dhe znj. Antoneta Njehrrena, Drejtor Drejtorie në këtë ministri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0