Koleksioni i artistit legjendar Keith Haring është i disponueshëm në televizorët Samsung The Frame - Business Magazine Albania

Koleksioni i artistit legjendar Keith Haring është i disponueshëm në televizorët Samsung The Frame

Samsung Electronics, një lider global në industrinë e ekraneve, njoftoi prezantimin e një koleksioni të ri të veprave të njohura të Keith Haring në Samsung Art Store. Koleksioni përmban 12 vepra arti, si ndër veprat më të shquara të artistit legjendar nga shekulli i 20-të , duke prezantuar trashëgiminë e tij në shtëpitë e përdoruesve anembanë globit.

Koleksioni i artistit legjendar Keith Haring është i disponueshëm në televizorët

Samsung The Frame

“Ne jemi të emocionuar që sjellim fuqinë dhe vitalitetin e këtij artisti bashkëkohor në Samsung Art Store,” tha Seline Sangsook Han, Zëvendës Presidente Ekzekutive e Biznesit të Ekranit Vizual në Samsung Electronics. “Keith Haring krijoi një gjuhë vizuale që është e njohur në mbarë botën dhe ne jemi krenar t’i ofrojmë këto vepra arti në një platformë digjitale për audiencën tonë globale për t’i shijuar nga ekrani  në shtëpi.”

Keith Haring, një nga artistët e rinj më të njohur të kohës së tij, ishte një përfaqësim thelbësor i kulturës së rrugëve urbane të Nju Jorkut në vitet 1980. I frymëzuar nga arti i rrugës që karakterizonte qytetin, Haring filloi të ekspozonte artin e tij në galeri dhe muze anembanë botës. Ai gjithashtu mori pjesë në projekte të ndërgjegjësimit social, duke përfshirë fushatat e shkrim-leximit dhe iniciativat kundër AIDS-it.

Përdoruesit e Samsung Art Store tani kanë mundësinë të shijojnë vepra e artit të tilla si “Radiant Baby”, “Retrospect” dhe “Untitled (Dancing Dogs)” duke i bërë këto vepra ikonike më lehtë të disponueshme për konsumatorët në mbarë botën. Përzgjedhja është gjithashtu e kuruar dhe e optimizuar posaçërisht për raportin e ekranit të The Frame 16:9.

​“Bashkëpunimi me Samsung Art Store ishte një mundësi e shkëlqyer për të mundësuar veprat e artit ikonë të Keith Haring me një audiencë globale,” tha David Stark, Themeluesi dhe Presidenti i Artestar, një agjenci ndërkombëtare e licencimit dhe këshillimit të markave që përfaqëson Keith Haring Studio. “Keith jetoi sipas etikës së “arti është për të gjithë” dhe The Frame lejon që veprat e tij të jenë në shtëpitë e fansave dhe të ardhurve. Shpresojmë që ky koleksion të ngjall interes për Haring dhe trashëgiminë e tij.”

Gjatë gjithë karrierës së tij, Haring është kujdesur që veprat e artit të tij të shërbenin jo vetëm si një dalje krijuese, por edhe për përmirësimin e komunitetit të tij. Ai krijoi shumë murale, skulptura dhe piktura për t’u ardhur në ndihmë spitaleve, grupeve të fëmijëve të paprivilegjuar dhe organizatave të ndryshme shëndetësore në komunitet.

Fondacioni i tij në bashkëpunim me muzetë, galeritë, botuesit dhe kuratorët e programeve të edukimit të artit përpiqet të përkujtoj punën e këtij artisti. Haring ka qenë subjekt i disa retrospektive ndërkombëtare dhe puna e tij është paraqitur në koleksione të mëdha private dhe publike, duke përfshirë Muzeun e Artit Modern, Muzeun Whitney të Artit Amerikan dhe shumë më tepër.

Që nga fillimi i Samsung Art Store në 2017, Samsung ka bashkëpunuar me artistë, muze dhe galeri arti të shquar për të bërë të mundur që përdoruesit të shohin kryeveprat dhe koleksionet e famshme të artit nga komoditeti i shtëpive të tyre. Krahas këtij koleksioni, Samsung Art Store mundëson mijëra vepra arti digjitale nga piktorë, si Gustav Klimt, Kandinsky dhe Van Gogh dhe koleksione të artit digjital nga institucionet e artit duke përfshirë Tate në Londër, Muzeun Prado në Madrid dhe Muzeun Belvedere në Vjenë.

Për më shumë informacion mbi modelet e televizorëve Samsung The Frame dhe Samsung Art Store, ju lutemi vizitoni samsung.com.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese.

Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve

digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të

rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën

news.samsung.com.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0