Koha e punës remote po mbaron? Google i kthen punonjësit në zyrë me forcë! - Business Magazine Albania

Koha e punës remote po mbaron? Google i kthen punonjësit në zyrë me forcë!

Koha e punës remote po mbaron? Google i kthen punonjësit në zyrë me forcë!

Google po forcon politikën e saj të punës hibride, duke i kërkuar punonjësve që punojnë remote në disa departamente të rikthehen fizikisht në zyrë tre ditë në javë, përndryshe rrezikojnë të humbasin vendin e punës – sipas dokumenteve të brendshme të siguruara nga CNBC.

Punonjësit në distancë janë njoftuar se alternativa e vetme është të pranojnë një paketë largimi vullnetar dhe të largohen nga kompania nëse nuk pranojnë të punojnë me orar hibrid.

Konkretisht, Google i ka kërkuar punonjësve të ekipit të burimeve njerëzore (People Operations) që jetojnë brenda një rrezeje prej 80 kilometrash nga një zyrë e kompanisë, të rikthehen fizikisht në zyrë në një orar hibrid deri në muajin qershor. Nëse nuk paraqiten, rolet e tyre do të eliminohen, sipas zëdhënëses së Google, Courtenay Mencini. Që në muajin shkurt, Google ka ofruar largime me dëshirë për punonjësit e këtij ekipi, duke ofruar 14 javë pagë bazë dhe një javë shtesë për çdo vit pune të plotë në kompani.

Lexo edhe:Suksesi i vërtetë i AI janë njerëzit, mesazhet nga ‘Leadership Forum 6’

Ndryshimi prek edhe punonjësit në distancë të departamentit të Shërbimeve Teknike (Technical Services), të cilëve u është kërkuar gjithashtu të rikthehen tre ditë në javë në zyrë ose të pranojnë paketën e largimit. Google ka ofruar të mbulojë shpenzimet e zhvendosjes për ata që pranojnë të jetojnë pranë një zyre të kompanisë.

Mencini theksoi se ky vendim prek vetëm disa ekipe dhe jo të gjithë punonjësit e kompanisë, duke nënvizuar rëndësinë e “bashkëpunimit fizik” për inovacionin. Në janar, Google u ofroi të gjithë punonjësve të departamentit Platforms and Devices mundësinë për të pranuar një largim me dëshirë. Ndërkohë, këtë muaj, kompania pushoi nga puna qindra punonjës të këtij departamenti, i cili merret me zhvillimin e pajisjeve Chromebook dhe Pixel. Gjithashtu, në një memo të dërguar muajin e kaluar për ekipin e Inteligjencës Artificiale, bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, u kërkoi punonjësve të jenë çdo ditë pune fizikisht në zyrë dhe të punojnë “60 orë në javë”. Politika zyrtare e Google mbetet puna hibride për shumicën e stafit. Që në vitin 2021, kompania kishte njoftuar se do të aplikonte një model pune ku 60% e punonjësve do të ishin në zyrë tre ditë në javë, 20% në zyrë me kohë të plotë dhe 20% të punonin në distancë. Në fund të vitit 2024, Google kishte 183,323 punonjës me kohë të plotë në mbarë botën.

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0