KODO hap zyrtarisht klasat për programuesit e rinj - Business Magazine Albania

KODO hap zyrtarisht klasat për programuesit e rinj

Akademia Kodo hap klasat e para për programuesit e rinj në tre teknologjitë ReactJS, Node.js dhe Python.  Të përzgjedhurit e pilotimit të parë të akademisë do të kenë mundësi që gjatë tre muajve të zhvillojnë njohuritë e tyre në teknologjitë të cilat janë evidentuar si më të kërkuarat në treg. 

Falë mbështetjes së EuforInnovation dhe Challenge Fund këto module u bënë të mundura të ofrohen falas për pjesëmarrësit e parë të akademisë. Në vijimësi Akademia do të diversifikojë modulet e saj për tju përshtatur më së miri kërkesës së tregut si dhe mundësive të programuesve të niveleve të ndryshme të aftësimit.

Sipas koordinatores Emerina Hidri, vlera e shtuar e KODO qëndron në metodologjinë e kurrikulës së ideuar e cila bën të mundur thellimin e njohurive në teknologjitë përkatëse duke u gërshetuar me projekte konkrete të ndërthurura midis ekipeve. 

Lexo: Facebook fshin llogaritë e dëmshme të lëvizjes gjermane “Querdenker”

“KODO do të mundohet që të minimizojë hendekun mes programuesve të rinj dhe kërkesave të industrisë, duke ju dhënë mundësinë programuesve të rinj për trajnime të vazhdueshme në përputhje me kërkesat e tregut”, thonë bashkëthemeluesit e KODO Engjëll Rraklli dhe Lorena Gjana. 

Grupi i parë i të përzgjedhurve përfshin kryesisht të diplomuarit në shkencat kompjuterike të cilët do të duan të thellohen njohuritë tyre në përfundim të  tre moduleve ku tre prej tyre do të kryejnë edhe një praktikë pune pranë division5. 

KODO është konceptuar si një hapësirë ku komuniteti i programuesve mund të rritet, forcohet dhe të bashkëpunojë për të zhvilluar dhe fuqizuar më shumë ekosistemin e inovacionit në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0