Klientët zgjedhin Huawei, vlerësohet maksimalisht në platformën Gartner Peer Insights - Business Magazine Albania

Klientët zgjedhin Huawei, vlerësohet maksimalisht në platformën Gartner Peer Insights

Huawei

Huawei është vlerësuar si Zgjedhja e Klientëve në Gartner Peer 2021 për infrastrukturën e lidhjes së rrjetit me tel dhe me valë. Huawei, i vetmi shitës jo amerikano-jugori, mori një vlerësim të lartë me 4.8 prej 5 yjesh, bazuar në 191 vlerësime dhe komente të klientëve, në platformën Gartner Peer Insights gjatë muajit mars të këtij viti.

Huawei është krenar që ka arritur të grumbullojë shumë vlerësime të larta nga konsumatorët për shkak të ofertave shumë konkurruese të rrjetit të kampusit dhe performancës së shkëlqyer në të gjithë botën. Huawei u përzgjodh si “Zgjedhja e Klientëve” në katër nga pesë segmentet e konsumatorëve për Azinë, Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Në fund të muajit mars të këtij viti, të gjithë klientët nga një larmi sektorësh si financa, qeveria, transporti dhe prodhimi, kanë vlerësuar në Gartner Peer Insights zgjidhjen e Huawei CloudCampus si dhe një seri produktesh të tjera të kompanisë. Ata vlerësuan funksionalitetin e produkteve, formimin, aktivitetin dhe mirëmbajtjen (O&M), si dhe shërbimin ndaj klientëve nga vetë kompania.

Gartner Peer Insights është një platformë online e vlerësimeve të softwareve dhe shërbimeve IT, të cilat interpretohen nga profesionistë të IT-së dhe vendimmarrës të teknologjisë. Qëllimi është që t’i ndihmojë drejtuesit e IT-së që të marrin vendime më të zgjuara për blerjet dhe të ndihmojë ofruesit e teknologjisë që të përmirësojnë produktet e tyre duke marrë reagime objektive dhe të paanshme nga klientët e tyre. Gartner Peer Insights përfshin më shumë se 350 mijë vlerësime të verifikuara në më shumë se 355 tregje.

Lexoni: Huawei Albania certifikoi studentët më të mirë të teknologjisë së informacionit

Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë zgjidhje dhe produkte më të mira që plotësojnë kërkesat e konsumatorëve dhe marrin aprovimin e klientit. Për këtë arsye, jemi të entuziazmuar që vlerësohemi si “Zgjedhja e Klientit” në Gartner Peer Insights 2021 për infrastrukturën e hyrjes në rrjet me tel ose nëpërmjet valëve”, u shpreh Presidenti i Rrjetit të Kampusit të Huawei, Li Xing.

“Në të ardhmen, ne do të kemi në fokus klientët dhe novacionin e vazhdueshëm, duke i ndihmuar të bëhen pjesë e një rrjeti tërësisht wireless. Gjithashtu jemi shumë mirënjohës për vlerësimet që marrim përmes Gartner Peer Insights.”

Huawei është ofrues kryesor global i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe pajisjeve inteligjente. Me zgjidhje të integruara në katër fusha kryesore, kompania është përkushtuar të sjellë teknologjinë dixhitale te çdo person, shtëpi dhe organizatë për një botë të lidhur e plotësisht inteligjente. Portofoli i produkteve, zgjidhjeve dhe shërbimeve të Huawei është konkurrues dhe i sigurtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0