Komuniteti shqiptar në Belgjikë gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje. Tanimë në radhët e atyre që i futen politikës janë dhe të rinjtë.
Klaudia Hajdari ka qenë vetëm 16 vjeçe kur u zgjodh si ambasadore e një organizate për të rinjtë. Ndërsa në tetor të këtij viti 18 vjeçarja është zgjedhur si një nga kandidatet në zgjedhjet lokale në komunën Vilvoorde në Belgjikë.
Ndër 35 kandidatet ekzistuese si këshilltare e komunës, Klaudia renditet e 14 dhe është e vetmja shqiptare.
Ndërkohë që sipas saj një ndër pjesët ku komuniteti në veçanti dhe fëmijët e të rinjtë më shumë kanë nevojë të madhe investimi janë shkollat shqipe, të cilat duhet të shtrihen përtej Brukselit.
/Po.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto