Kjo kompani, paguan 130 mijë dollarë për fytyrën tuaj

Kjo kompani, paguan 130 mijë dollarë për fytyrën tuaj


Një firmë britanike e quajtur Geomiq thuhet se ka bërë thirrje për njerëzit e interesuar të jenë fytyra e një “roboti” të cilin po e zhvillon me një kompani, deri më tani të panjohur.

“Kompania është në kërkim të një fytyre” të butë dhe miqësore “për të qenë fytyra e mirëfilltë e robotit që do të hyjë në prodhim”, thotë Geomiq në një postim blogu.

“Kjo do të thotë që fytyra e personit të zgjedhur do të riprodhohet në mijëra versione të mundshme të robotëve në të gjithë botën”.

Linja e robotëve ka qenë në punë për pesë vjet, sipas Geomiq.

Postimi nuk jep kritere të moshës ose gjinisë, duke u kërkuar njerëzve që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë projekt, të dërgojnë një foto përmes emailit për të hyrë në lojë për të fituar 130,000 dollarë.

Lexoni gjithashtu:

A do të krijojë Inteligjenca Artificiale më shumë punë apo do t’i “vrasë” disa vende të punës

Brightside

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0